top of page

FT/ Bie Skënderbeu edhe ndaj Tiranës. Bardhekuqtë humbin edhe finalen e mbijetesës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 16
  • 5 min read

Tirana – Skënderbeu 1-0

Shënues: Bajroviç 85’ (11-m)

TIRANA: Selmani, Vera, Dembele, Prengaj, Silva, Abah (Mihana 75’), Smaçi, Ernest, Meta (Vogli 79’), Kola, Zharmuni (Bajroviç 66’). Trajner: Bledi Shkëmbi

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Randi, Sabo (Felipe 86’), Estrela, Doka, Balaj (Nikaj 58’), Franklin (Merlim 58’), Shaqe, Lukas (Nasr 71’), Bismark. Trajner: Ernest Gjoka

Kartonë të verdhë: Silva / Franklin, Doka, Liço (në stol), Merlim, Sabo

Tirana dhe Skënderbeu kanë zbritur në Elbasan, në ndeshjen më të rëndësishme për mbijetesën. Takimi ka nisur më shumë me pasime në mesin e fushës, ndërkohë që rastet janë sporadike me Ernest në fillim të takimit për Tiranën dhe Bismark për Skënderbeun.

Në minutën e 14-të është Franklin për Skënderbeun që për pak sa nuk e dërgon topin në kuadrat, por nuk përfiton dot nga gabimi i Tiranës në prapavijë. Në minutët e mëpasme loja luhet në mesfushë, ndërkohë që duhet të vinte e 23-ta minutë që Bismark për pak sa nuk kalon të tijtë në avantazh.

Dy minutat e mëpasme kanë raste të mira për Tiranën, ku Ernest dhe Smaçi për pak sa nuk shënojnë, por njëherë topi përfundon jashtë dhe herën e dytë është shpëtimtar Marko Alia me pritjen e topit.

Është Tiranan që shfaqet e rrezikshme në minutat në vazhdim, teksa Prengaj në minutën e 38-të për pak sa nuk kalon Tiranën në avantazh.

Nuk ka më momente të pastra dhe 45 minutat e para mbyllen me shifrat e bardha 0-0.

Pjesa e dytë nis pa ndërrime dhe të dy teknikët u besojnë të njëjtëve futbollistëve që kishin hedhur në fushë qysh në 45 minutat e parë. Gjithsesi rasti i parë vjen për Tiranën në minutën e 49-të ku Ernest për pak sa nuk shënon, por shpëton sërish Marko Alia.

Më pas vjen radha e Skënderbeut, ku Balaj bën mrekullisht mirë dhe për pak sa nuk shënon, por këndore, edhe pse bardhekuqtë pretendojnë për 11-metërsh për prekje të topit me dorë. Pas këndores është Shaqe që gjuan me kokë, por topi përfundon jashtë.

Në të 61-ën minutë është Skënderbeu që për pak sa nuk shënon. Lukas gjuan dy herë dhe po dy herë shpëton portën nga goli Selmani.

Minuta e 71-të sjell një pretendim tjetër për 11-mëtërsh për Skënderbeun. Është Ardit Nikaj që pengohet në zonë nga Dembele, por sipas gjyqtarit gjithçka e rregullt. Ka protesta nga ana e korçarëve, por loja vazhdon. Është Skënderbeu që këmbëngul edhe në vazhdim dhe duket se kjo pjesë e dytë flet për miqtë. Nasr shërben për Nikajn në minutën e 76-të dhe  vetëm për vetëm me portën është mbrojtësi Vera që bën ndërhyrje të saktë, duke mos e lejuar shkodranin ta dërgojë në kuadrat.

Atë që se bën Skënderbeu e bën Tirana në minutën e 85-të. Sabo ndërhyn në mënyrë të parregullt në zonë ndaj Voglit dhe 11-metërsh për Tiranën është Bajroviç që gjuan saktë nga pika e bardhë dhe 1-0 për Tiranën.

Skënderbeu përpiqet pas golit të Tiranës, por nuk është i saktë. Është Nasr në minutën e 93-të që lëshon një predhë, por pret Selmani dhe me kaq mbyllet ndeshja Tirana-Skënderbeu me humbjen e bardhekuqve që nuk e mundën dot Tiranën që kishte plot 9 mungesa.  

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

3’ – Goditje këndi për Tiranën. Topi në zonë dhe Ernest nuk arrin ta dërgojë dot drejt kuadratit.

8’ –  Është Liridon Balaj që pas një goditje dënimi kroson drejt shtyllës së dytë, Selmani pret pa probleme.

9’ – Bismark për Skënderbeun, godet diagonalisht, por jashtë.

14’ – Frenklin përfiton nga një gabim i mbrojtjes së Tiranës, gjuan nga jashtë zone, por jashtë.

23’ – Është Bismark që gjuan në zonë me të majtën, por topi përfundon mbi kuadrat.

24’ – Alia bën shpëtimtarin për Skënderbeun. Është Smaçi për Tiranën që godet dhe pas devijimit të Frenklin është Alia që me majën e gishtave e dërgon topin jashtë.

25’ – Goditje këndore për Tiranën. Ernest godet me kokë, topi përufndon mbi tranversë.

38’ – Prengaj për Tiranën i vetëm gjuan diagonal dhe topi “qeth” shtyllën e majtë pingule të Skënderbeut.

Minutat dhe rastet e pjesës së dytë

49’ – Pjesa e dytë nis me një rast për Tiranën. Ernest në një pozicion shumë diagonal godet dhe Alia devijon topin që po shkonte drejt rrjetës me këmbë.

52’ – Rast i pastër goli për Skënderbeun. Balaj driblon 3-4 lojtarë, godet dhe topi devijohet për në këndore, madje Skënderbeu pretendon për prekje të topit me dorë, por loja vazhdon dhe goditje këndi. Pas këndores është Shaqe që godet me kokë, por jashtë.

61’ – Është Albi Doka që kroson në zonë nga e djathtë dhe Lukas godet dy herë dhe Selmani devijon për në këndore.

70’ – Nikaj vrapon drejt zonës me topin pengohet nga Dembele, por e rregullt sipas gjyqtarit edhe pse Skënderbeu kërkon 11-metërsh. 

76’ – Është Skënderbeu me anë të Nasr që kroson nga e majta dhe topi që po shkonte drejt Nikaj që ishte i vetëm largohet nga Vera fatmirësisht duke mos e lënë shkodranin ta dërgonte në kuadrat.

85’ – Penallti për Tiranën. Është Sabo që shkel Voglin në zonë dhe gjyqtari jep 11-metërsh. Edhe pas konsultimit me VAR sërish 11-metërsh për Tiranën. Gjuan Bajroviç dhe 1-0 për Tiranën.

88’ – Skënderbeu përpiqet të barazojë dhe është Merlim që kroson nga këndi dhe topi direkt në duart e Selmanit. 

93’ – Nasr për Skënderbeun në rastin e fundit të ndeshjes gjuan dhe pret Selmani, përfundimisht Tirana fiton 1-0.

Tirana and Skënderbeu met in Elbasan for the most important match for survival. The match started with more passes in the middle of the field, with occasional chances, initially from Ernest for Tirana and Bismark for Skënderbeu. In the 14th minute, Franklin from Skënderbeu almost scored but couldn’t capitalize on a mistake by Tirana’s defense. In the following minutes, the game remained mostly in midfield, with Bismark in the 23rd minute almost giving Skënderbeu the lead. Tirana had a few good chances in the next two minutes, with Ernest and Smaçi both narrowly missing, with one shot going wide and another saved by Marko Alia. Tirana looked more dangerous in the following minutes, and in the 38th minute, Prengaj nearly put them ahead. There were no more clear-cut moments, and the first half ended in a 0-0 draw. The second half started with no substitutions, as both coaches stuck with the same players. However, the first chance came in the 49th minute for Tirana, where Ernest’s shot was saved by Alia. Then, Skënderbeu had a chance, with Balaj doing well but his shot going out for a corner, despite the claim for a penalty for handball. After the corner, Shaqe headed wide. In the 61st minute, Skënderbeu came close again. Lukas shot twice, but Selmani saved both efforts. In the 71st minute, there was another penalty claim for Skënderbeu when Ardit Nikaj was fouled by Dembele in the area, but the referee deemed it a fair challenge. Skënderbeu continued to push forward, and in the 76th minute, Nasr crossed for Nikaj, but Vera made a crucial clearance to prevent the goal. What Skënderbeu couldn’t do, Tirana did in the 85th minute. Sabo fouled Vogli in the penalty area, and the referee awarded a penalty after checking with VAR. Bajroviç converted the penalty to make it 1-0 for Tirana. Skënderbeu tried to equalize, and in the 93rd minute, Nasr fired a powerful shot, but Selmani made the save, and with that, the match ended with a 1-0 victory for Tirana.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page