top of page

Futbollistët e Shkupit, në stërvitje mes lotësh: Andrej do të jetë gjithmonë pjesë e familjes sonë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 19
  • 1 min read

Disa ditë pas tragjedisë së Koçanit, ku mes 59 të vdekurve ishte edhe futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov, skuadra me seli në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut është rikthyer në stërvitje e tronditur për këtë humbje të madhe.

Futbollistët e Shkupit nuk i kanë përmbajtur dot lotët për kolegun dhe mikun e tyre, në mungesë të të cilit në dhomën e zhveshjes shfaqej e varur fanella me numër 77-të.

Në ato pak rreshta të shkruara në mesazhin e Shkupit ndihej dhimbja e madhe për largimin e parakohshëm nga jeta të Andrej Lazarov.

“Me një boshllëk të madh dhe dhimbje të pafund pas humbjes të Andrej Lazarovit, sot tentuam ti rikthehemi procesit stërvitor.

Megjithatë, stërvitja e sotme u anulua me kërkesë të lojtarëve!

Stërvitjet dhe vazhdimi i sezonit do të jenë më të vështirat ndonjëherë për ne, por do të luajmë për të, me të dhe në nder të tij.

Andrej do të jetë gjithmonë pjesë e familjes sonë!”

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page