top of page

Gëzuar 1 marsin, Ditën e Verës!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 1
  • 3 min read

GËZUAR DITËN E VERËS

Dita e Verës është shumë e herëshme. Ajo është festë pagane dhe jo fetare. Është festë që vjen nga lashtësia. Dita e Verës, e njohur si festa e ripërtëritjes së natyrës dhe e vazhdimësisë së jetës, është festë kombëtare, ndaj kjo festë është edhe zyrtare. Ajo kremtohet me 1 Mars sipas kalendarit Julian. Sot, ky kalendar quhet Kalendari Gregorian, sipas Papës Gregori i XIII-të, i cili me urdhëresën, vendimin e tij: ”Inter gravissimas” me 24 shkurt 1582, e reformojë Kalendarin Julian. Me gjithë reformat , ndryshimi prej 10-të ditësh ndërmjet Kalendarit Gregorian dhe Julian sot është rritur në 13-të ditë.

Dita e Verës ishte dhe mbeti një festë mbarëshqiptare që festohet si në Jug edhe në Veri.

Ja si e shpjegonte Faik KONICA “Ditën e Verës”:

“Është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s’kish lindur ende krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve. Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Botiçelit, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës. Në pak ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikë padashur dhe pa dijtur, do të rrethojnë me verore degët e thanavet, të dëllinjavet, të dafinavet të gjithë shelgjeve të nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do ti venë mbi kryet e shtëpivet. Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të rracës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Në një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë”!

Summer Day is a very ancient celebration. It is a pagan, not a religious holiday. It is a festivity that comes from antiquity.

Summer Day, known as the festival of nature’s renewal and the continuity of life, is a national holiday, and therefore, it is also an official celebration. It is celebrated on March 1st according to the Julian calendar.

Today, this calendar is known as the Gregorian Calendar, named after Pope Gregory XIII, who, with his decree “Inter gravissimas” on February 24, 1582, reformed the Julian Calendar. Despite the reforms, the 10-day difference between the Gregorian and Julian calendars has now increased to 13 days.

Summer Day was and remains a pan-Albanian celebration, observed both in the South and the North.

Here’s how Faik Konica explained Summer Day: “It is the day on which our ancestors, before Christianity was even born, celebrated together with the Romans and the Ancient Greeks, the gods of flowers, willows, and springs.

When winter melts away, when summer approaches—smiling, slender, and tall as in a Botticelli painting—the human heart is relieved of a burden, experiencing peace and a sweet joy. In this delight, our ancestors felt an obligation to honor the gods who brought these blessings. And so, the beautiful festival that we call Summer Day was born.

In a few days in Albania, the last faithful followers of paganism—unintentionally and unknowingly—will wrap “verore” bracelets around the branches of hawthorn, juniper, laurel, and all the revered willows. They will cut green branches and place them over the roofs of their homes.

Let us not allow these ancient celebrations of our race to disappear. They harm no one. They bring pure joy into homes. In a country where the lives of the little ones are often sorrowful, young boys and girls have a rare chance to rejoice. For the grown-ups, Summer Day holds a refined and rare poetic charm!”

 “KORÇA BOOM”

bottom of page