top of page

Gazetari Ervin Baku jep lajmin e mirë për të gjithë korçarët

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 1
  • 1 min read

Në Korçë, kryefjala është mbijetesa e ekipit të Skënderbeut. Madje, jo vetëm korçarët, por edhe opinioni sportiv kudo që është, interesohet për këtë Skënderbe që la shenjë në historinë tonë futbollistike.


Gazetari sportiv Ervin Baku, në një emision sportiv në RTSH Korça, ka deklaruar: “Ju them me bindje të plotë se ekipi i Skënderbeut nuk do të bjerë nga kjo kategori. Për këtë jam i bindur, nga mënyra e lojës së këtij ekipi dhe atij që ka treguar në këtë sezon.”


Por Baku e shikon ndeshjen e radhës së korçarëve, pra takimin me ekipin e Laçit, si një ndeshje që vendos në mënyrë përfundimtare edhe fatet. Ai thotë: “E kanë vetëm korçarët në dorë të jenë të qetë pas këtij takimi, por jo vetëm, pasi të gjitha ndeshjet deri në fund janë finale për ekipin korçar, por jam i bindur se ky ekip do ia dalë në këtë sezon.”


Natyrisht, nuk është thjesht dhe vetëm çështje dëshirash, por edhe realitet. Ekipi korçar, edhe në ndeshjen e fundit, ka marrë tre pikë dhe tani ka lënë pas fundin e tabelës. Por gara është e ashpër deri në fund, mes pesë ekipeve dhe kjo do të shihet nga java në javë, që do të jetë plot me emocione dhe ngarkesë, dhe pse jo, edhe psikologjike.



“KORÇA BOOM”


 
 
bottom of page