top of page

Gentian Liço: Kam besim, ia dalim edhe këtë herë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 23, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/50756bc4-3e1d-48e9-9e81-3675cc65f7b1.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/Lico-foto-e-re.jpg

“Fitorja me Bylisin ishte një detyrim për ne dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm tani. Çdo ndeshje ka specifikat dhe vështirësitë e veta. Kemi kaluar një ndeshje të vështirë, por tani duhet të jemi shumë më të përqëndruar në fushën e stërvitjes dhe të shtunën në fushën e lojës.”

Këto janë fjalët e zv/trajnerit të korçarëve, Gentjan Liço në ditën e sotme. Kur e pyet për gjendjen e ekipit ai deklaron: “Jemi më me besim se ia dalim përballë çdo kundërshtari. Kjo është motoja jonë në çdo ndeshje. Nuk ka diferenca mes ekipesh, ka momente që japin supremacinë në pikë dhe këtë duhet ta kemi parasysh. Vlerësoj shumë përkushtimin e futbollistëve tanë dhe në bazë të punës ne do të arrijmë tek suksesi.”

Korçarët fillojnë kështu, si të tjerët, fazën e dytë dhe përkon në transfertë, por kjo nuk do të thotë asgjë. Sipas Liços: “Edhe Elbasani na erdhi fazën e parë dhe na mori barzimin. Tani nuk ka më faktor fushë edhe pse Elbasani ka specifikë që ka një mbështetje të madhe nga sportdashësit dhe kjo për mua është shumë e bukur, pasi na motivon edhe ne.”

Kështu korçarët besojnë shumë se do të dalin me një rezultat pozitiv edhe nga kjo ndeshje.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page