top of page

Gjendet i vdekur dervishi i teqesë së Baba Aliut në Alipostivan

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 4
  • 2 min read

Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan të Përmetit, Baba Hekuran Nikollari, është gjetur pa shenja jete. Lajmi është konfirmuar nga burime policore, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Trupi i pajetë i klerikut bektashi do të transportohet drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes. Përfaqësues të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve janë nisur drejt Përmetit për të mbikëqyrur nga afër procesin.

Baba Hekuran Nikollari ka shërbyer për vite me radhë në teqenë e Baba Aliut, një institucion emblemë i bektashizmit në jug të Shqipërisë. I lindur më 7 shtator 1963 në Seniçan të Përmetit, ai kreu arsimin fillor dhe 8-vjeçar në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme e filloi në Bënjë, por e ndërpreu për shkak të vështirësive ekonomike familjare. Gjatë viteve ka punuar në kooperativën e Mërtinjit, në Bonifikimin e Përmetit, në Ndërmarrjen e Ujërave Këlcyrë dhe në Shfrytëzim-Përpunimin e Drurit të Përmetit.

Në vitin 1992 emigroi në Greqi, ndërsa në vitin 2000 u kthye në atdhe dhe rindërtoi Mekamin në Seniçan. Më 22 mars 2001 shkoi në Alipostivan, ku më 4 prill 2002 u vesh me rrobën e bektashiut nga Haxhi Dede Reshat Bardhi dhe u emërua dervish në teqenë e Baba Ali Horasanit. Në vitet 2007-2009 shërbeu në teqenë e Frashërit, të cilën e ringriti dhe ruajti origjinalitetin e saj. Më 29 dhjetor 2009 iu dha titulli ‘Baba’ dhe u emërua në disa teqe, përfshirë atë të Frashërit, Alipostivanit dhe Përmetit.

Gjatë shërbimit të tij, Baba Hekurani është vlerësuar me tituj të ndryshëm, si “Qytetar Nderi” nga Këshilli i Bashkisë së Poliçanit, “Nderi i Frashërit” nga Këshilli i Komunës së Frashërit dhe “Urdhëri Naim Frashëri i Artë” nga Presidenti i Republikës.

Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan është një vend i njohur pelegrinazhi për besimtarët bektashinj. Falë përkushtimit të Baba Hekuran Nikollarit, ky vend i shenjtë është rikonstruktuar me ambiente të ndryshme në funksion të besimtarëve.

Humbja e tij është një goditje e rëndë për komunitetin bektashi dhe për të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar kontributin e tij në ruajtjen dhe promovimin e vlerave fetare dhe kombëtare.

The dervish of the Baba Aliu Tekke in Alipostivan, Përmet, Baba Hekuran Nikollari, has been found lifeless. The news has been confirmed by police sources, while the circumstances surrounding the incident remain unclear.

The lifeless body of the Bektashi cleric will be transported to the regional hospital of Gjirokastra for forensic examination, which is expected to shed more light on the cause of death. Representatives of the World Bektashi Headquarters have also set off for Përmet to oversee the process.

Baba Hekuran Nikollari had served for years at the Baba Aliu Tekke, an emblematic institution of Bektashism in southern Albania. He was born on September 7, 1963, in Seniçan, Përmet. He completed his primary and secondary education in his hometown and started high school in Bënjë but had to drop out due to family financial difficulties.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page