Gjoka është në dilemë për formacionin, shkak janë afrimet e reja…
- Korca Boom
- Feb 1
- 2 min read
Në momentet e fundit, korçarët kanë goditur në merkato duke afruar disa futbollistë, të cilët “Korça Boom” i ka bërë me dije. Kështu, ajo që ishte thënë ka mbetur si premtim nga ana e presidencës korçare dhe stafit që punoi për merkato.
Por tani, gjithçka është e mbyllur dhe Gjoka duhet të bëjë llogaritë me këta futbollistë që ka në përbërje, madje edhe me ata që kanë mbërritur në çastet e fundit, siç ishte rasti i Saleh Nasr. Atje duhet të bëjë një rishikim të asaj që ka ndërtuar gjatë javëve të fundit.
Por, duke qenë se ky futbollist është në vijën sulmuese, vetëm në këtë repart mund të ketë ndryshime, ndërkohë që mbrojtja është më e konsoliduar, ku tashmë dihet se do të luhet me Doka, Prençi, Vaskez dhe Shaqe. Ndërkohë, përpara tyre, me shumë mundësi është rikthimi i Janaqit.
Mesfusha është disi më e paqartë e nuk dihet nëse Gjoka do të besojë tek ata që janë afruar ose tek lojtarët e vitit të kaluar, edhe pse në këtë repart është Estrela, i cili ka qenë titullar në disa ndeshje. Kështu, nga sa mësohet, nuk ka një formacion të kristalizuar; do të jetë vetëm disa orë para ndeshjes që do të shfaqet qartësia në këtë formacion.
However, since this player is in the attacking line, only in this position could there be changes, while the defense is more consolidated, with Doka, Prençi, Vaskuez, and Shaqe already confirmed in the lineup. Meanwhile, in front of them, the return of Janaqi is highly possible. The midfield is somewhat unclear Gjoka will have to decide whether to trust the newly signed players or stick with the older ones, even though in this position, there is Erstrela, who has been a starter in several matches. Thus, as it has been learned, there is no crystalized formation yet clarity will likely come just a few hours before the match.
“KORÇA BOOM”