top of page

Gjoka “hedh” një pjesë të futbollistëve në pishinë për t’u rikuperuar…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 7
  • 1 min read

Ekipi i Skënderbeut, pas një periudhe më shumë se njëjavore, është rikthyer në Korçë për të vazhduar procesin stërvitor, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e së hënës, kur do të luajë kundër ekipit të Laçit.

Të gjithë në paraditen e sotme nën udhëheqjen e trajnerit Ernest Gjoka, i cili, pasi u konsultua edhe me trajnerin e përgatitjes fizike, bëri një ndarje të futbollistëve.

Ata futbollistë që kishin luajtur në dy ndeshjet e fundit kundër Dinamos, ishin më të privilegjuarit, pasi realizuan një seancë rikuperimi në pishinë, që për ta ishte një seancë luksi.

Futbollistët e tjerë, që nuk ishin aktivizuar ose që kishin luajtur pak minuta, zhvilluan stërvitje normale në fushën stërvitore, duke marrë ngarkesa të caktuara, ndërsa nesër do të jenë të gjithë bashkë për të rifilluar gjithçka në aspektin teknik dhe taktik.

Those players who had played in the last two matches against Dinamo were the privileged ones, as they carried out a recovery session in the pool, which was considered a luxury session for them.

The other players, who had not been active or had played only a few minutes, performed regular training on the training field, taking on certain loads. Tomorrow, all players will be back together to restart everything from a technical and tactical perspective.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page