top of page

Gjoka nuk kursen të tijtë sot kundër Vorës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 15
  • 1 min read

Korçarët do të luajnë sot në Bilisht kundër ekipit të Vorës, në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Shqipërisë, një takim që me sa duket nuk është për korçarët thjesht kalimtar, pasi vetë trajneri Ernest Gjoka ka deklaruar: “Do të kërkojmë dhe luajmë fort për t’u ngjitur sa më lart edhe në Kupë.” Kështu, nga sa mësohet, nuk do të ketë një tolerim nga ana e korçarëve. E vërtetë është që janë në një pozitë të vështirë në kampionat dhe në të tilla raste shpesh mendohet për kompeticionin më të rëndësishëm, por qartë korçarët e kanë një objektiv edhe në Kupën e Shqipërisë. Kështu trajneri Gjoka do të luajë me të gjithë futbollistët që shpesh janë titullarë dhe kjo është konfirmuar nga trajneri. Ndoshta kjo Kupë dhe kjo ndeshje janë edhe në vazhdimësi të përgatitjes në aspektin psikologjik. Por nga ana tjetër edhe Vora është me një objektiv, atë të fitimit të kësaj ndeshjeje dhe vazhdimin, duke qenë se është një ekip që kërkon Superligën këtë sezon dhe natyrisht do të tregojë veten se është një ekip i ndërtuar për një kategori superiore

Therefore, Coach Gjoka will play with all the footballers who are often starters, as confirmed by the coach. Perhaps this Cup and this match are also part of the continuous psychological preparation. On the other hand, Vora also has an objective: to win this match and continue forward, given that they are a team aiming for the Superliga this season and will naturally show that they are a team built for a higher division.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page