top of page

Gjoka sot feston 55-vjetorin, Skënderbeu gati fitoren si dhuratë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 25
  • 2 min read

Sot është një ditë më shumë se e veçantë për njëshin e stolit bardhekuq, Ernest Gjoka. Kryeqytetasi i stolit bardhekuq pikërisht sot feston 55-vjetorin e tij të lindjes dhe është një ditë përvjetori për Gjokën, që ende nuk ka marrë fitoren e parë në krye të këtij stoli.

Në 6 ndeshje të deritanishme Ernest Gjoka ka arritur 3 barazime dhe 3 humbje me Skënderbeun dhe sot kërkon të shënojë fitoren e parë si trajner, fitore e cila do të ishte ndryshe dhurata më e bukur në këtë 55-vjetor për njëshin e stolit bardhekuq.

Gjatë karrierës së tij Ernest Gjoka ka drejtuar ekipe të tilla si, Apolonia, Kamza, Tomori, Flamurtari, Kukësi, Vllaznia, Shkëndija, Ohod Club në Arabi dhe tashmë që prej 2 dhjetorit të vitit 2024 drejton Skënderbeun.

Sot është radha e skuadrës që t’i bëjë dhuratën e madhe në këtë ditëlindje dhe Gjoka sigurisht që e pret me kënaqësi një gjë të tillë.

Stafi i portalit “Korça Boom” uron trajnerin bardhekuq: Edhe 100 profesor dhe të urojmë suksese në drejtimin e Skënderbeut!

Gëzuar 55-vjetorin Ernest Gjoka!

Today is an extraordinarily special day for the white-and-red bench leader, Ernest Gjoka. The capital-born coach of the white-and-red team is celebrating his 55th birthday today, marking a milestone anniversary for Gjoka, who has yet to secure his first victory at the helm of Skënderbeu.

In the six matches so far, Ernest Gjoka has managed three draws and three losses with Skënderbeu. Today, he seeks to achieve his first win as the team’s coach—a victory that would be the best possible birthday gift for the white-and-red bench leader on his 55th birthday.

Throughout his career, Ernest Gjoka has coached teams such as Apolonia, Kamza, Tomori, Flamurtari, Kukësi, Vllaznia, Shkëndija, Ohod Club in Saudi Arabia, and, as of December 2, 2024, he has been leading Skënderbeu.

Now it’s up to the team to deliver this big gift on his birthday, and Gjoka is undoubtedly looking forward to such a moment.

The staff of the “Korça Boom” portal congratulates the white-and-red coach: Happy 100th, professor, and we wish you success in leading Skënderbeu!

Happy 55th birthday, Ernest Gjoka!

 “KORÇA BOOM”

bottom of page