top of page

GOOOOOOL/ Skënderbeu i shënon jo një por dy gola Dinamos!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 6
  • 3 min read

Dinamo-Skënderbeu 0-2

Shënues: Bismark 50’. Loran (aut) 56′

Dinamo: Teqja, Hoxha, Zabërgja, Gudiabi, Vila, Bregu, Nani, Qefalija, Meksi, Aliji, Loran. Trajner: Ilir Daja

Skënderbeu: Alia, De Oliveira, Prençi, Merlim, Dumfur, Amadou Sabo, Janaqi, Çuçka (Rashica 46’), Zenullari (Shaqe 29’), Luquinhas, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka

Karton i verdhë: Alia

Dinamo dhe Skënderbeu luajnë ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë në Elbasan, ndërkohë që bardhekuqtë e nisën ndeshjen me disa ndryshime në fushë, për tu dhënë minuta edhe të rinjve që mbërritën pak ditë në këtë merkato dimërore.

Skënderbeu ka rastin e parë qysh në minutën e 2-të me anë të Bismark, që për pak sa nuk shënon, ndërkohë që Zabërgja i kundërpërgjigjet me të njëjtën “monedhë”, por është kaptieni Prençi që e bllokon.

Minutat e mëpasme janë të qeta dhe pa raste, për të ardhur e 16-ta minutë, ku Luquinhas dërgon një top të bukur në zonë, por askush nga sulmuesit nuk arrin ta shtyjë në kuadrat.

Dejvi Bregu për blutë ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi në të 26-ën minuta, por po kaq mjështërisht me grushtimin e topit është Marko Alia që shpëton një gol të sigurtë për të tijtë.

Minutat e mëpasme janë të qeta dhe pa shumë raste, ndërkohë që ekipet luajnë larg zonave të 16-të metrave.

Deri në fundin e pjesës së parë është Skënderbeu që krijon disa momente të mira, madje edhe këndore, por pa arritur të shënjestrojë portën e Dinamos. Përfundojnë 45 minutat e para 0-0.

Pjesa e dytë nis me një ndërrim për Skënderbeun, teksa Rashica idhet në fushën e lojës.

Vetëm pak minuta pas startit të pjesës së dytë është Skënderbeu që shtang Dinamon. Bismark merr një top të saktë në hyrje të zonës, gjuan me të majtën dhe shënon golin e avantazhit për Skënderbeun.

Akoma pa shijuar golin e avantazhit bardhekuqtë festojnë edhe të dytin. Është aksion nga e majta e sulmit topi në zonë për Rashicën, por Loran në tentativë për ta larguar topin e dërgon topin në rrjetën e tij dhe 0-2 për Skënderbeun.

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

2′ –  Bismark ndez sirenat e alarmit që në fillim të ndeshjes, del përballë portës dhe nuk gjen dot kuadratin, duke mos shënuar një rast të pastër goli.

 4′ – Zabërgja i afrohet golit. Prençi bllokon gjithçka dhe shpëton golin për blutë.

16′ – Luquinhas ul një top mjaft bukur dhe e dërgon në zonë, por Hoxha për Dinamon mbyll dhe largon rrezikun.

26’ – Goditje dënimi për Dinamon. Dejvi Bregu gjuan në një goditje dënimi dhe Marko Alia bën mrekulline me grushtimin e topit në këndore.

Minutat dhe rastet e pjesës së dytë

50’ – Është Bismark që përballë portës në hyrje të zonës së reptësisë gjuan më të majtën dhe kalon Skënderbeun në avantazh, 0-1 për bardhekuqtë.

56’ – Skënderbeu shënon edhe të dytin. Është Loran për Dinamon që pas një krosi në zonë për Rashicën, e largon topin në mënyrë të gabuar duke e dërguar në kuadratin e vet. 0-2 për Skënderbeun.

Dinamo and Skënderbeu are playing the first quarter-final match of the Albanian Cup in Elbasan, with the home team starting the match with several changes on the field, in order to give minutes to the new players who arrived just a few days ago during this winter transfer window.

Skënderbeu has the first chance as early as the 2nd minute, with Bismark, who almost scores, while Zabërgja responds with a similar attempt, but it is captain Prençi who blocks the shot.

The following minutes are calm, without any significant chances, until the 16th minute, when Luquinhas delivers a beautiful ball into the box, but none of the strikers manage to direct it towards the goal.

Dejvi Bregu for the blues executes a brilliant free kick in the 26th minute, but just as brilliantly, Marko Alia punches the ball away, saving a certain goal for his team.

The following minutes remain calm, with both teams playing far from the 16-meter zones.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page