GOOOOOOL në Ballsh/ Skënderbeu shënon me Ermir Rashicën
- Korca Boom
- Oct 20, 2024
- 3 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/Messenger_creation_FD22AB57-82C2-48D4-9100-3A0778DB5556.jpeg
Skënderbeu – Bylis 1-0
Shënues: Rashica 81’
BYLIS: Beqja, Carneiro, Mahmuti (Malomo 61’), Treni (Henrike 72’), Wendel, Ruçi, Kasaj, Berko, Përgjoni (Sulovari 72’), Abazaj, Walisson (Marku 46’). Trajner: Nevil Dede. SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Merlim (Krasniqi 67’), Rashica, Randi, Doka, Balaj, Janaqi, Zenullari, Bismark. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.
Kartonë të verdhë: Abazaj, Përgjoni /Zenullari, Rabiu
Minutat e para të ndeshjes Bylis-Skënderbeu nisin të qeta me një Skënderbeu që me mungesa dhe me lojtarë të rinj në fushë, plus edhe skemën e ndryshuar, kërkon të dalë më shumë në zonën e Bylisit. Liridon Balaj ka rastin më të pastër qysh në minutën e 4-t, ku pas gabimit të mbrojtes vendase dhe pasimit të Rashicës shpërdoron mundësinë për të shënuar golin e parë.
Pas këtij goli vijnë dy goditje këndi për Bylisin, por Skënderbeu është i vendosur mirë në prapavijë, ndërkohë që në sulmet e Skënderbeut, bardhekuqtë janë të rrezikshëm në zonën vendasa me Rashicën dhe një krosim të Zenullarit në minutën e 13-të.
Bismark në minutën e 19-të kapet në pozicion jashtë loje nga gjyqtari anësor, ndërkohë që në të 21-ën minutë goditje dënimi e rrezikshme për Bylisin jashtë harkut të 16-ë metërshit të zonës së reptësisë së Skënderbeut. Është Treni që gjuan më të djathtën por topi përfundon mbi tranversën e Marko Alia.
Bylis pas minutës së 20-të del më shumë në gjysmëfushën e Skënderbeut, por pa rrezik serioz në portën e Alia. Rastet janë të pakta në minutat e mëpasme, ndërkohë që Skënderbeu rrallë del në zonën ballshiote, por duke pasur shumë kujdes në prapavijë për ndonjë gabim të mundshëm.
Në të 41-ën minutë goditje dënimi për Skënderbeun nga largësia. Juri Merlim shërben në zonë për kapitenin Prençi që nuk arrin ta kthejë dhe kaq është shumë pak për këtë 45 minutësh të parë.
Në përgjithësi një pjesë e parë me raste shumë të pakta dhe me një rezultat të drejtë 0-0 me rrjeta të parprekura.
Pjesa e dytë nis pa zëvendësime, ndërkohë që Gvozdenoviç i beson të njëjtit rreshtim dhe të njëjtëve emra që kishte në fushë qysh në pjesën e parë. Sërish edhe në këtë pjesë loja është e vakët, pa raste dhe pa ndonjë rrezik në të dy portat respektive.
Ndërkohë që kronometri shënonte minutën e 65-të, asnjë rast në të dy portat respektive, vërtet një ndeshje pa rritëm deri në këto momente. Pavarësisht ndërrimëve nga të dy kampet, loja sërish ka të njëjtin nivel, ndërkohë që portierët në këtë pjesë të dytë duket se kanë qenë më shumë si spektatorë.
Në të 81-ën minutë është Ermir Rashica që bën gjithçka vetë dhe merr situatën vetë në dorë. Merr një passim në të majtë nga Krasniqi nga jashtë zone e nxjerr topin në këmbën e djathtë, gjuan dhe 0-1 për Skënderbeun.
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
4’ – Zbritje e shpejtë për Skënderbeun. Është Rashica në krahun e majtë që futet bukur në zonë shërben në zonë për Liridon Balaj që nuk arrin thjesht ta dërgojë topin në kudrat. Rast ideal shënimi më Skënderbeun.
21’ – Goditje dënimi për Bylisin e para e rrezikshme në portën e Skënderbeut. Është Treni për vendasit që gjuan, por topi përfundon mbi tranversë.
41’ – Goditje dënimi për Skënderbeun nga largësia. Është Juri Merlim që shërben në zonë për Prençin që nuk arrin ta kthejë topin siç duhet te shokët e skuadrës së tij.
Minutat dhe rastet e pjesës së dytë
73’ – Goditje dënimi në krahun e djathtë të sulmit për Skënderbeun. Topi në zonë dhe atje Krasniqi nuk mundet të kordinohet për ta kapur topin dhe për ta dërguar në portë.
81’ – Më së fundi vjen edhe goli për Skënderbeun. Është Rashica që bën gjithçka vetë jashtë zone, gjuan dhe shtang portën e Bylisit, duke shënuar golin e avantazhit, shumë vendimtar deri në këto momente.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”