GOOOOOOL/ Skënderbeu shënon golin e avantazhit në Laç
- Korca Boom
- Apr 6
- 2 min read
Laçi-Skënderbeu 0-1
Shënues: Bismark 19’
LAÇI: Dobjani, Kurti, Lleshi, Tresa, Bullari, Bibo, Manellari, Prodani, Melo, Opeh, Kristian
Trajner: Françesko Moriero
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Juri, Nikaj, Nasr, Dumfur, Sabo, Estrela, Doka, Shaqe, Bismark
Trajner: Ernest Gjoka
Ndeshja nis me përplasje në fushë që në minutën e parë, teksa pas një aksioni të kurbinasve është Shaqe për Skënderbeun dhe Lleshi për kurbinasit që acarohen me njëri-tjetrin dhe u desh menjëherë ndërhyrja e gjyqtarit Ditmir Grimci që të qetësojë lojtarët në fushë.
Një moment i rrezikshëm në fushë ka qenë ai i minutës së 8-të, ku pas një rrëmuje në zonën e Skënderbeut, Bullari gjuan dobët dhe pret lehtësisht Alia. Vetëm pak sekonda më vonë janë përsëri vendasit që për pak sa nuk shënojnë, por Tresa e dërgon topin jashtë.
Në të 17-ën minutë është Skënderbeu që proteston në zonën e Laçit, teksa Nikaj pengohet, por asgjë për gjyqtarin kryesor, vazhdon loja.
Në të 19-ën minutë është Skënderbeu që surprizon, teksa pas një gabimi të mbrojtjes vendase është Bismark që përfiton, gjuan dhe 0-1 për Skënderbeun.
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
8’ – Rrëmujë në zonën e Skënderbeut. Është Bullari për vendasit që gjuan dobët dhe pret Alia.
9’ – Një minutë më vonë sërish kurbinasit, këtë herë me anë të Tresa që përballë portës mike nuk arrin ta dërgojë topin në kuadrat, shpëton porta bardhekuqe.
17’ – Skënderbeu pretendon për 11-metërsh, Ardit Nikaj pengohet në zonën kurbinase, por gjithçka e rregullt për gjyqtarin kryesor edhe pse ka protesta nga korçarët.
19’ – Skënderbeu shënon në portën e Laçit. Është Bismark që përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase, gjuan dhe Skënderbeu kalon në avantazh.
“KORÇA BOOM”
