GOOOOOOOL në Korçë/ Skënderbeu mposht Tiranën me anë të Nasr
- Korca Boom
- Apr 12
- 2 min read
Skënderbeu-Tirana 1-0
Shwnues: Nasr 35’
SKËNDERBEU: Alia; Ramos, Prençi, Shaqe, Dumfur, Sabo, Estrela, Lukuinjas, Nikaj, Nasr, Bismark
Trajner: Ernest Gjoka
TIRANA: Selmani, Mici, Dembele, Kola, Vera, Përgjoni, Smaçi, Soler, Rafael, Ndreca, Zharmuni
Trajner: Bledi Shkëmbi
Minutat e para kanë nisur me vrull nga të dyja skuadrat, ndërkohë që stadiumi “Skënderbeu” ka në shkallët e tij më shumë sportdashës se asnjëherë tjetër në këtë superligë.
Të dyja skuadrat kërkojnë të fitojnë terren dhe është Skënderbeu që këmbëngul me 2-3 momente të mira, por më i miri është ai i Saleh Nasr në minutën e 9-të, por Selmani shpëton portën me grushtimin e topit në këndore.
Skënderbeu në minutën e 17-të humbet një rast të pastër shënimi, ku Nasr bën mirë nga e majta dhe dy sulmuesit e tjerë të Skënderbeut, pas krosimit në zonë nuk e devijojnë dot për në rrjetë, duke humbur një mundësi të shkëlqyer shënimi të golit.
Rasti i radhës do të ishte sërish për Skënderbeun në të 24-ën minutë, teksa Nikaj gjuan dhe Selmani bën mrekullinë duke e dërguar topin përsëri në këndore.
Në të 33-ën minutë vjen një rast i dyshimtë goli për Skënderbeun. Estrela gjuan fuqishëm, pret Selmani, topi përfundon në shtyllën e djathtë pingule dhe futet në lojë dhe për këtë protestojnë bardhekuqtë duke kërkuar gol, por asgjë për gjyqtarin Jorgji që thotë se topi nuk kishte kaluar vijën e portës.
Dy minuta më vonë dhe pikërisht në të 35-ën minutë Skënderbeu këtë herë nuk fal. Nasr del bukur në krahun e majtë, gjuan dhe 1-0 për Skënderbeun.
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
9’ – Rasti i parë i ndeshjes i takon Skënderbeut, ku Nasr për pak sa nuk shënon në hyrje të zonës, por grushton portieri bardheblu dhe vetëm këndore.
17’ – Sërish Skënderbeu me anë të Nasr që fut një top të saktë në zonë dhe as Nikaj, as Bismark nuk arrijnë ta shtyjnë për në kuadrat.
24’ – Estrela shërben për Nikaj në zonë që gjuan me kokë dhe sërish Selmani grushton për në këndore.
33’ – Skënderbeu pretendon për gol në këtë minutë. Është Estrela që gjuan dhe devijon Selmani, prek topi shtyllën e djathtë dhe futet në lojë. Bardhekuqtë pretendojnë për gol, por sipas gjyqtarit dhe VAR-it nuk është gol.
35’ – Atë që Skënderbeu nuk e bëri dy minuta më parë është Nasr që e bën realitet në të 35-ën minutë. Egjiptiani del bukur në zonë, gjuan dhe 1-0. Ka festë të madhe në stadiumin “Skënderbeu” për golin e avantazhit.
“KORÇA BOOM”
