Gramozi do të luajë ndeshjen e sezonit. Kolonjarët janë gati për…
- Korca Boom
- Apr 4
- 1 min read
Ekipi i Gramozit po zhvillon një sezon shumë të mirë. Ka mbetur vetëm 90 minuta të fundit, nga ku do të vendoset gjithçka. Nuk bëhet fjalë për vendin e parë, pasi në një farë mase i përket ekipit të Bylisit B, që pothuajse është në një kategori më lart.
Por kolonjarët shikojnë veten dhe tani po mendojnë për ndeshjen e fundit me ekipin e Alpetrolit, ku do të varet vendi i dytë, që do të thotë se do të jenë për fazën e play-off-it.
Në lidhje me këtë ndeshje, është Alatin Ametlli, i cili ka deklaruar se: "Na vjen keq që mund të ishim në vendin e parë, por të luash kundër Bylisit jo këtë B që luajmë ne, është shumë e vështirë. Gjithsesi, ne do të vazhdojmë luftën tonë, por duhet dhe do të marrim me bindje fitore në këtë ndeshje përcaktuese për ne."
Kolonjarët duan ndërkohë që të kenë një prezencë shumë të madhe në stadium për të mbështetur ekipin dhe, nga sa mësohet, të gjithë kolonjarët, madje dhe ata nga jashtë Ersekës, do të jenë në këtë ndeshje që vendos fatet e sezonit.
"KORÇA BOOM"
