top of page

Grevë në Doganën Greke nesër në datën 28 shkurt

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 27
  • 2 min read

Grevë në Doganën Greke në datën 28 shkurt. Kufizime drastike për mjetet, ndërsa këmbësorët lejohen të kalojnë Me efekt të drejtpërdrejtë në kryqëzimet kufitare, nesër, nga ora 08:00 deri në 24:00 (me orën greke), dogana greke do të operojë me grevë. Pra edhe dogana e Kapshticës do të jetë e mbyllur duhet shumw kujdes nga ata që kanë menduar të kalojnë me automjete në drejtim të Greqisë

Sipas burimeve të fundit, përveç ambulancave dhe makinave funerale, asnjë mjet transporti nuk do të ketë leje kalimi. Në këto kushte, ndërsa mjetet mbeten të bllokuara, qytetarët që ecin në këmbë do të kenë mundësi të kalojnë.

Kjo masë ndikon në mënyrë të konsiderueshme në rrjedhën e trafikut dhe shkakton shqetësime midis udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë që mbështeten në kalimet kufitare.

Ja njoftimi i polisicë së shtetit:

Policia Kufitare është njoftuar nga pala greke, se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në PKK Kakavijë, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve grekë.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

The State Police announcement:

The Border Police has been informed by the Greek authorities that on February 28, 2025, from 07:00 to 23:00, at Kakavija Border Crossing Point, there will be no vehicle movement due to a strike by Greek customs officers.

Only pedestrians, vehicles transporting perishable goods, and vehicles with medical emergencies will be allowed to pass.

Effective directly at the border crossings, tomorrow, from 08:00 to 24:00 (Greek time), the Greek customs will be on strike. According to recent reports, except for ambulances and funeral vehicles, no other transport vehicles will be allowed to pass. In this situation, while vehicles remain blocked, pedestrians will still be able to cross.

“KORÇA BOOM”

bottom of page