top of page

Gvozdenoviç/ Shakaja e tij me opinionistët, mësoni…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 20, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/900-0-1729433057xscreenshot-6-823.png

Pas ndeshjes së fituar me Bylisin, trajnerit të korçarëve Ivan Gvozdenoviç akoma nuk i kishin ikur emocionet dhe “ethet” e ndeshjes në një takim shumë delikat. Këtë ai e ka shfaqur edhe kur opinionistët dhe analistët e kanë pyetur pas ndeshjes.

Gvozdenoviç u ka kthyer përgjigje, por midis të tjerash në fund të saj ai u është drejtuar në formën e shaksë: “Ju jeni shumë komodë atje në studio, të isha dhe unë do ishte bukur, por a mendoni se çfarë emocioni dhe ngarkese kam unë atje në pankinë dhe në fushën e lojës?!”

Analistët i kanë kujtuar me shaka, se edhe ata kanë qenë në drejtim të ekipeve gjatë karrierës së tyre dhe me këtë batutë mes palësh është mbyllur edhe deklarimi për shtyp i trajnerit të korçarëve Ivan Gvozdenoviç që tashmë ka të drejtën e të qenit më i çliruar nga ngarkesa e kësaj jave.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page