top of page

Gvozdenoviç i “fiksuar” pas formacionit …

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 23, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/Stervitja-9.jpg

Korçarët kanë mbyllur edhe stërvitjen e radhës më së miri. Një stërvitje që këtë javë do të jetë e gjitha në orën 11:00. Të binte në sy përkushtimi i të gjithve dhe serioziteti në stërvitje. Nuk kishte asnjë futbollist që mungonte dhe të gjithë kanë përballuar një stërvitje me ngarkesë të plotë.

Nga ajo që është parë, dukej qartë se Gvozdenoviç do të ketë në fushën e lojës atë formacion që edhe fitoi ndeshjen e kaluar me Bylisin. Trajneri i korçarëve e ka në praktikën e punës së tij që një ose dy ndeshje, pas rezultaetve pozitive nuk e ndryshon formacionin. Vetëm në momentin kur nuk ka rezultate bën rotacione, por edhe këto jo radikale.

Kështu që ai shpreson që atyre futbollistëve që iu besua roli i titullarit t’ia dalin edhe në ndeshjen kundër Elbasanit ditën e shtunë. Bie në sy që Balaj dhe Doka kanë marrë një notë shumë pozitive dhe do të jenë kështu që nga fillimi. Këtu bën pjesë edhe Randi që është pjesë e formacionit pa më të voglin dyshim.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page