Gvozdenoviç i zhgënjyer: Nuk e meritonim, kartoni i kuq vendosi ndeshjen
- Korca Boom
- Oct 6, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/900-0-1728156532xbandicam-2024-10-05-21-27-02-072-105.png
Skënderbeu vijon “pikiatën” duke pësuar një tjetër disfatë, kësaj radhe në shtëpi përballë Egnatias. Korçarët mbeten në vendin e 8-të në Play-Out. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Ivan Gvozdenovic foli për RTSH Sport.
“Nuk meritonim këtë ndeshje. Vendosi kartoni i kuq, na e bëri të vështirë. Jemi shumë të mërzitur. Në pjesën e parë kishim besim. Egnatia nuk bëri lojë si gjithmonë. Kemi nevojë për pak kohë.
Reagojmë mirë, por vjen goli në një moment kur jemi me 10 lojtarë. Egnatia përsëri nuk rrezikoi asnjëherë. Provuam të gjitha, 4 sulmues, presing anash, por ky ishte maksimumi. Një barazim do ishte i drejtë, Egnatia nuk ishte skuadra më e mirë.
Pësojmë shumë gola dhe shënojmë shumë gola. Sot u ndëshkuam kur ishim me 10 lojtarë. Mund të rreshtoheshim më mirë mbrapa, por ishte shumë e vështirë.
Rezultatet do të vijnë, patjetër. Nëse nuk kemi besim nuk do të dalim kurrë nga momenti i vështirë. Do vazhdojmë të luftojmë”, – tha Govzdenoviç.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”