top of page

Gvozdenoviç para Elbasanit: Jemi Skënderbeu, luajmë për pikë nesër ndaj elbasanllinjve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 25, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/456482787_902334301912308_6863022091177247395_n.jpg

Skënderbeu do të përballet nesër me Elbasanin në shtëpinë e këtyre të fundit. Takimi luhet për javën e 10-të të Superiores dhe nis në orën 17:00.

Para ndeshjes ka folur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç. Ai tha se skuadra gëzon gjendje të mirë, ndërsa vetëm Nikaj mungon.

“Kundër Bylisit kishim një besim ta madh se do të fitojmë këtë sfidë. Pas Tiranës dhe Egnatias jemi mirë. Jemi më të qetë, por fillon puna për sfidën e tjetër. Është stres më vete. Kemi nesër përballë një skuadër të fortë si Elbasani dhe luajmë jashtë. Jemi gati për këtë sfidë, përveç Nikaj që do të mungojë. Kemi besim. Do të luajmë mirë dhe do të bëjmë maksimumin.

Siç e thashë më lart, gjendja e lojtarëve është e mirë. Nuk kemi asnjë problem, sot do të zhvillojmë stërvitjen e fundit dhe bashkë me stafin do të vendosim.

Ndaj Bylisit ishte një sfidë e vështirë dhe luanim jashtë. Ne vlerësojmë çdo kundërshtar, por jemi Skënderbeu. Kanë skuadër të mirë, stadium dhe tifozë të mirë dhe kjo është motiv për ne për të bërë maksimumin. Ashtu si në fazën e parë edhe në fazën e dytë kemi objektiv të luajmë bukur dhe të bëjmë maksimumin. Janë të tre rezultatet brenda, por jemi të përqendruar për barazimin dhe për fitoren. Duhet të presim deri nesër për të parë se çfarë do të thotë fusha e lojës”, u shpreh Gvozdenoviç.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page