Heshtje totale tek Skënderbeu, askush nuk deklarohet
- Korca Boom
- Feb 18
- 2 min read
Skënderbeu po kalon një nga momentet më të vështira të këtij sezoni, pikërisht vendi i fundit në renditje dhe tashmë edhe me diferencë të madhe pikësh, që e bën situatën shumë të rënduar.
Kjo, në pamjen e parë, është më se e kuptueshme, por nga sa mësohet, edhe vetë futbollistët po e ndiejnë këtë peshë të rëndë psikologjike, e cila mund të ketë ndikime në ekip. Trajneri Gjoka dhe stafi i tij e kanë të qartë këtë pjesë. Gjoka ka deklaruar se ndihet shumë keq për këtë gjendje.
Kjo gjë është e dukshme edhe nga fakti se askush tek korçarët, përfshirë edhe futbollistët, nuk kanë shumë dëshirë të flasin. Ata duket qartë se e ndiejnë situatën dhe duan të flasin në fushë dhe jo përmes medias. Gjithsesi, përveç trajnerit, pas ndeshjeve dhe para ndeshjeve, askush nuk ka folur për mediat.
Të gjithë janë mirëkuptues në këtë drejtim, por në fund edhe sportdashësit duan të paktën të dëgjojnë se çfarë po mendojnë futbollistët dhe çfarë mesazhi ata duan të japin, një mesazh shprese, mesazh që duhet ta tregojnë në fushën e lojës.
Gjoka and his staff are fully aware of this situation. Gjoka has declared that he feels very bad about the current state.
However, it is also evident that no one at Skënderbeu, including the players, wants to speak. It is clear that they feel the situation and prefer to speak on the field rather than through the media. Still, apart from the coach, no one has made any statements either after or before the matches.
Everyone is understanding in this regard, but in the end, sports fans at least want to hear what the players think and what message they want to send—a message of hope, but this needs to be proven on the field.
“KORÇA BOOM”