top of page

Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës. Ja duelet!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 7
  • 1 min read

Në “Shtëpinë e Futbollit” u hodh shorti për çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Dinamo, Vllaznia, Egnatia dhe Partizani kanë mësuar edhe kundërshtarin e tyre në këtë fazë.

Goglat rezervuan përballje shumë interesante dhe të luftuara mes 4 ekipeve pjesëmarrëse. Vllaznia do të duelojë me Dinamon, me sfidën e parë që shkodranët do ta luajnë në shtëpi.

Ndërkohë nga ana tjetër Egnatia peshkoi skuadrën e Partizanit. Dueli i parë mes tyre do të luhet në “Egnatia Arena”.

Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 31 mars. Ndërsa sfidat e dyta ku do të përcaktohen edhe dy ekipet që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më datë 24 prill.

Ndeshjet gjysmëfinale:

Vllaznia-Dinamo

Egnatia-Partizani

The draw for the semifinal pairings of the Albanian Cup has taken place at the “House of Football.” Dinamo, Vllaznia, Egnatia, and Partizani have now learned their opponents for this stage.

The draw has set up some very interesting and hard-fought encounters between the four participating teams. Vllaznia will face Dinamo, with the first leg to be played at Vllaznia’s home ground.

On the other side, Egnatia will take on Partizani. The first match between them will be held at the “Egnatia Arena.”

The first leg of the semifinals will take place on March 31st. The second legs, which will determine the two teams that will advance to the grand final of the Albanian Cup, will be played on April 24th.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page