HISTORIKE/ Shqipëria rrëmben medaljet e para të Arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore
- Korca Boom
- Mar 14
- 1 min read
Historike, Shqipëria rrëmben medaljet e para të Arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore. Në përfaqësimin e parë në Lojërat Olimpike Dimërore, atletët me aftësi të kufizura intelektuale kanë arritur rezultate të shkëlqyera, duke marrë edhe medaljet e Arit. Elizon Kacanja në Ski Alpine dhe Stela Salla në Cross Country Skiing kanë bërë paraqitje të fantastike, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit.
Më herët Elizon Kacanja siguroi Medalje Argjendi në Giant Slalom për vajza. Joanis Myrtollaris në Ski Alpine u rendit i treti, duke marrë medaljen e Bronztë. Medalje Bronzi fitoi edhe Joel Gërmenji në Snoëshoeing për kategorinë 50m.
Skuadra Olimpike Speciale e Shqipërisë në këtë debutim të saj, përfaqësohet me 6 sportistë dhe ka siguruar 6 medalje.
“KORÇA BOOM”