top of page

HT Kryeson Partizani në 45 minutat e para/ Zbuloni çfarë ka ndodhur në pjesën e parë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 30, 2024
  • 2 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/2-78.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/464947719_962794015868838_5036737376583790741_n.jpg

Skënderbeu-Partizani  0-1

Shënues: Bintsouka 15’

Skënderbeu: Alia, Vaskez, Rabiu, Merlim, Krasniqi, Rashica, Randi, Vangjeli, Çuçka, Zenullari, Tayo. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Partizani: Qirko, Janjeva, Ismaili, Keko, Kote, Preka, Bintsuoka, Buxhelaj, Taipi, Sembene, Mba. Trajner: Aleksandër Veselinoviç

Kartonë të verdhë: Bismark (në stol) / Janjeva

Skënderbeu-Partizani fillon me një atmosferë vërtet të bukur në shkallët e stadiumit, kjo falë “ujqërve” që kanë qenë më të shumtë në numër, madje të vendosur në tribunën C në cepin e kësaj tribune.

Minutat e para janë më shumë një njohje në fushë pa raste, ndërkohë në minutën e 5-të është Rashica që bën zbritjen e parë teksa kalon dy lojtarë të kuq, gjuan dhe vetëm devijimi i topit bën që topi të mos shkojë në kuadratin e portës së Partizanit.

Në të 7-ën minutë janë korçarët që kanë një rast të pastër, por potieri Qirko bën heroin me grushtimin e topit duke mos lejuar që sfera të përfundojë në kuadrat.

Goli i parë do të vinte nga Partizani, teksa pas një krosi nga e majta e sulmit mbrojtja harron zbuluar Bintsouka që gjuan me kokë dhe 0-1 për Partizanin.

Minutat e mëpasme janë të qeta pa raste dhe 30 minutat e para mbajnë rezultatin 0-1 për Partizanin. Skënderbeu përpiqet në momente të caktuara por duket se të kuqtë bëjnë presing që në gjysmëfushën e Skënderbeut dhe nuk i lejojnë bardhekuqtë që të shkojnë në zonën e 16 metërshit.

Skënderbeu në këtë pjesë të parë zbret shumë pak dhe rastet mungojnë. Në të 39-ën minutë një aksion model për Skënderbeun, por gjuajtja e Tayo përfundon mbi traversën e Qirkos.

Preka në të 42-ën minutë tenton të befasojë me një gjuajtje ballore, por pret portieri Marko Alia.

Rashica ka një rast të pastër barazimi në minutën e 43-të, por është Qirko që e ndal dhe shpëton Partizanin nga pësimi i golit.

Me këtë rast mbyllet edhe pjesa e parë me avantazhin 0-1 të Partizanit.

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

7’ – Çuçka në rastin e parë të pastër për Skënderbeun gjuan me kokë dhe është portieri Qirko që bën heroin duke e grushtuar topin në këndore.

15’ – Bintsouka përfiton në zonën e Skënderbeut pas një gabimi të mbrojtjes bardhekuqe gjuan me kokë dhe 0-1 për Partizanin.

39’ – Më së fundi vjen një rast për Skënderbeun. Topi kthehet nga zona e Partizanin, Tayo vjen me shpejtësi, gjuan, por mbi traversën e Qirkos. Shpëton porta e kuqe.

43’ – Rashica ka një rast të pastër, por Partizani ka heroin Qirko që nuk lejon të preket rrjeta, duke ndalur një gol të sigurtë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page