top of page

HT Mbyllet pjesa e parë Elbasani-Skënderbeu. Mësoni çfarë ka ndodhur!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 6
  • 3 min read

Elbasani – Skënderbeu 0-0

Elbasani: Abalora, Olberkis, Lulaj, Dros, Musta, Kasa, Lajthia, Ze Gomesh, Qose, Xhoel, Lila

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Skënderbeu: Alia, Prençi, Merlim, Felipe, Nikaj, Nasr, Randi, Sabo, Estrela, Doka, Zenullari

Trajner: Ernest Gjoka

Kartonë të verdhë: Randi

Elbasani dhe Skënderbeut startuan ndeshjen e tyre të parë të fazës së katërt në Elbasan në orën 16:30, ndërkohë që të dy teknikët zbritën në fushë formacionet e tyre më të mira.

Janë bardhekuqtë që vetëm në minutën e katërt japin sinjalin e parë në portën e Elbasanit. Nasr diagonal nuk gjen kuadratin me gjuajtjen e tij. Më pas dy raste të pastra për Elbasanin. Ze Gomesh dhe Xhoel për pak sa nuk shënojnë, por dy herë shpëtimtar bëhet Marko Alia.

Duhet të vinte minuta e 14-të që Elbasani të godiste shtyllën. Goditje këndi, topi në zonën e Skënderbeut nga Musta dhe shtylla e djathtë pingule ndal supergolin e vendasve nga goditja e këndit. Është Skënderbeu që në të 22-ën minutë ka një tjetër rast me anë të Nasr, madje më i pastry në këto minuta të deritanishme, por shpëton Abalora portën me pritjen e topit, duke e lënë rrjetën të paprekur.

Më pas janë minuta të qeta pa raste, ndërkohë që rasti i radhës do të vinte 6-të minuta nga fundi i pjesës së parë, ku Lajthia për pak sa nuk shënon, por topi përfundon jashtë. Mbyllet pjesa e parë në barazimin 0-0.

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

4’ – Skënderbeu prvon të zbresë nga e majta e sulmit. Është Nasr që bën gjithçka vetë, gjuan dhe topi larg kuadratit.

6’ – Kundërpërgjigjet Elbasani që për pak sa nuk shënon. Ze Gomesh përballë Alias i vetëm gjuan dhe “gardiani” i Skënderbeut bën mrekullinë duke grushtuar topin në këndore.

11’ – Tjetër rast për Elbasanin. Ze Gomesh shërben për Xhoel i cili përballë Alias nuk arrin ta kalojë topin në kuadrat.

14’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Musta nga goditja e këndit çon topin direkt në kuadratin e Marko Alia dhe shtylla e djathtë pingule shpëton Skënderbeun nga pësimi i golit të parë.

22’ – Sabo jep një asis për Nasr që përballë portës elbasanase gjuan dhe shpëton Abalora me pritjen e topin, duke mos e lejuar Skënderbeun të shënojë golin e avantazhit.

39’ – Rrëmujë në zonën e Skënderbeut, përfiton Lajthia për vendasit që gjuan dhe topi fatmirësisht përfundon jashtë kudratit.

Elbasani and Skënderbeu started their first match of the fourth phase in Elbasan at 16:30, with both coaches fielding their best lineups. It was the home team, Skënderbeu, who gave the first signal towards the Elbasan goal in the 4th minute. Nasr’s diagonal shot missed the target. Then, Elbasan had two clear chances. Ze Gomesh and Xhoel came very close to scring, but on both occasions, Marko Alia came to Skënderbeu’s rescue.

The 14th minute saw Elbasani hit the post. A corner kick taken by Musta into the Skënderbeu box saw the ball hit the right upright, denying the home team a superb goal. In the 22nd minute, Skënderbeu had another chance, this time through Nasr, who was the most dangerous player at this stage. However, Abalora saved the ball and kept the scoreline level.

After that, the game became calmer with fewer chances, and the next opportunity came just six minutes before halftime, when Lajthia almost scored, but the ball went wide. The first half ended in a 0-0 draw.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page