top of page

HT/ Mbyllet pjesa e parë në Laç. Baraspeshë dhe “luftë” në fushë. Mësoni çfarë ka ndodhur!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 6, 2025
  • 2 min read

Laçi-Skënderbeu 1-1

Shënues: Melo 39’ / Bismark 19’

LAÇI: Dobjani, Kurti, Lleshi, Tresa, Bullari, Bibo, Manellari, Prodani, Melo, Opeh, Kristian

Trajner: Françesko Moriero

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Juri, Nikaj, Nasr, Dumfur, Sabo, Estrela, Doka, Shaqe, Bismark

Trajner: Ernest Gjoka

Kartonë të verdhë: Bytyçi (në stol)

 

Ndeshja nis me përplasje në fushë që në minutën e parë, teksa pas një aksioni të kurbinasve është Shaqe për Skënderbeun dhe Lleshi për kurbinasit që acarohen me njëri-tjetrin dhe u desh menjëherë ndërhyrja e gjyqtarit Ditmir Grimci që të qetësojë lojtarët në fushë.



Një moment i rrezikshëm në fushë ka qenë ai i minutës së 8-të, ku pas një rrëmuje në zonën e Skënderbeut, Bullari gjuan dobët dhe pret lehtësisht Alia. Vetëm pak sekonda më vonë janë përsëri vendasit që për pak sa nuk shënojnë, por Tresa  e dërgon topin jashtë.

Në të 17-ën minutë është Skënderbeu që proteston në zonën e Laçit, teksa Nikaj pengohet, por asgjë për gjyqtarin kryesor, vazhdon loja.


Në të 19-ën minutë është Skënderbeu që surprizon, teksa pas një gabimi të mbrojtjes vendase është Bismark që përfiton, gjuan dhe 0-1 për Skënderbeun.


Pas shënimit të golit të avantazhit për Skënderbeun, loja bie nga të dy skuadrat, ndërkohë që Skënderbeu përpiqet të ulë ritmin dhe e bën mirë këtë gjë. Në të 38-ën minutë është Albi Doka që i ardhur nga mbrojtja lëshon një predhë nga jashtë zone, por jashtë kuadratit.  

Duhet të vinte e 39-ta minutë që Laçi të barazonte. Është Melo që harrohet në mbrojtjen bardhekuqe, gjuan dhe rezultati barazohet në 1-1.



Edhe pas barazimit sërish kurbinasit për pak sa nuk shënojnë golin e avantazhit me anë të Bullarit, por shpëton për mrekulli porta e Skënderbeut.


Nuk ka më kohë dhe pjesa e parë mbyllet në barazimin 1-1.

 

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

 

8’ – Rrëmujë në zonën e Skënderbeut. Është Bullari për vendasit që gjuan dobët dhe pret Alia.

9’ – Një minutë më vonë sërish kurbinasit këtë herë me anë të Tresa që përballë portës mike nuk arrin ta dërgojë topin në kuadrat, shpëton porta bardhekuqe.

17’ – Skënderbeu pretendon për 11-metërsh, Ardit Nikaj pengohet në zonën kurbinase, por gjithçka e rregullt për gjyqtarin kryesor edhe pse ka protesta nga korçarët.

19’ – Skënderbeu shënon në portën e Laçit. Është Bismark që përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase, gjuan dhe Skënderbeu kalon në avantazh.

38’ – Është Skënderbeu që sërish rrezikon, këtë herë me anë të Albi Dokës që gjuan fuqishëm nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë.

39’ – Tresa në një kundërzritje për vendasit në krahun e djathtë fut një top të saktë në zonë dhe është Melo që përballë portës gjuan dhe 1-1.



 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page