Humbja me Kukësin djeg! Trajneri Ardian Mema analizon disfatën 3-1
- Korca Boom
- Jan 11
- 1 min read
Liqenorët e drejtuar nga Ardian Mema e kanë nisur këtë vit me një humbje në transfertë, atje ku u mund ekipi i Kukësit. Liqenorët po tregojnë se ndeshjet e transfertës i kanë shumë të vështira, dhe kjo ishte ndoshta edhe ideja që ekipi të përforcohej nga merkatoja.
Por duket se do të duhet kohë që edhe afrimet të bëjnë një diferencë të ndjeshme për vazhdimësinë. Trajneri Mema ka deklaruar: “Në total, ekipi zhvilloi një lojë të mirë, diti të sulmojë dhe të mbrohet në pjesën më të madhe të takimit. Gabimet tona i shfrytëzoi kundërshtari. Pogradeci do të luftojë për t’u ngjitur sa më lart në renditje.”
Duket se më shumë se kaq për momentin nuk mund të bëjnë pogradecarët. Është për t’u parë se çfarë do të bëhet me afrimet e reja, të cilat në fakt janë shumë, por në këtë ndeshje ishin vetëm dy prej futbollistëve të afruar dhe grupi kështu kërkon disi kohë të konsolidohet.
However, it seems that it will take time for the new signings to make a significant difference for the team’s continuity. Coach Mema stated: “Overall, the team played well, managed to attack and defend in most of the match. Our mistakes were exploited by the opponent. Pogradeci will fight to climb as high as possible in the standings.”
It seems that for the moment, the Pogradec team cannot do much more. It remains to be seen what will happen with the new signings, which in fact are numerous, but in this match, only two of the new players were involved, and the team thus needs some time to consolidate.
“KORÇA BOOM”