top of page

I dha “shuplakë” Skënderbeut, trajneri Thomas Brdariç: “Tre pikë shumë të rëndësishme”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 19
  • 2 min read

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç nuk ka çfarë të kërkojë më nga ekipi i tij pas fitores gjigande në Korçë. Juglindja e ftohtë rezultoi një zjarr më vete për veriorët që fituan ndaj juglindorëve 0-4. Tekniku është i kënaqur shumë nga paraqitja e kuqebluve sot.

“3 pikë shumë të rëndësishme sot. Në fund duket çdo gjë e lehtë kur ke rezultatin. Fusha nuk ishte në kushtet e duhura. Kushtet nuk ishin aq të mira. Strategjia jonë funksionoi në fund. Jemi mjaft të gëzuar për këtë fitore.

Pikërisht. Na duhet gjithmonë të rregullojmë diçka që duhet. Duhet të gjejmë lojtarët e duhur. Këtë javë patëm 3 ndeshje mjaft shpejt. Pata frikë se mos kishim ndonjë zëvendësim përsëri, prandaj ndërrova Malën dhe Deliun. Kemi Pusin, por këtë sezon nuk kemi luajtur shpesh me 3 në mbrojtje. Kësaj here luajtëm në pjesën e dytë me 3 mbrojtës.

Duhet të shohim ndeshje pas ndeshje, javë pas jave. Të kemi sa më shumë balanca, na duhen sa më shumë lojtarë deri në fund. Pamë vjet në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit se çfarë mund të ndodhë kur nuk kemi grupin e plotë. Duhet të jemi sa më të përgatitur për këtë”,- u shpreh Brdariç.

The coach of Vllaznia, Thomas Brdarić, has nothing more to ask from his team after their massive victory in Korçë. The cold southeast turned out to be a true battleground for the northerners, who defeated the southeastern team 0-4. The coach is very pleased with the performance of the red and blues today.

“Three very important points today. In the end, everything seems easy when you have the result. The pitch was not in proper condition. The conditions were not that good. Our strategy worked in the end. We are very happy with this victory.”

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page