top of page

I mbani mend? Plot 10 vite më parë kosovarët që shkëlqyen me Skënderbeun

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 3
  • 1 min read

Vitet kalojnë dhe tashmë jemi në pritjet e fundit të dënimit 10-vjeçar të Skënderbeut nga UEFA. Në shkurtin e 2027-ës Skënderbeu do të mbyllë dënimin, ndërkohë që në qytetin juglindor të gjithë nuk harojnë vitet e lavdishme të atij Skënderbeu të madh kampion dhe super ekipi në Europë.


Sot po sjellim foton e mëpshtme, foto që në fakt mund të cilësohet made-in Kosova. Kanë qenë prej shumë e shumë vitesh kosovarët që Skënderbeu nuk i ka ndarë asnjëherë dhe thuajse pjesa më e madhe e tyre kanë shkëlqyer me fanelën badhekuqe.


Në këtë foto të shkrepur fiks 10 vite më parë, vijnë kosovarët e mirënjohur, që nga Bajram Jashanica, Bernard Berisha, Leonit Abazi, apo edhe Liridon Latifi. Të gjithë këta emra kanë shkëlqyer me fanelën e Skënderbeut dhe kanë qenë titullarë të Skënderbeut.


Plot një dekadë nga shkrepja e kësaj fotoje, ndërkohë që në këtë qytet presin që ta rishohin edhe njëherë Skënderbeun e madh të atyre viteve, që sigurisht do të rikthehet.

Forca Skënderbe!



 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page