top of page

I shënoi 2 gola Skënderbeut, Bintsouka: Jam shumë i lumtur për fitoren dhe falenderoj shumë ekipin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 30, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/900-0-1730313016xscreenshot-4-985.jpg

Heroi i Partizanit ndaj Skënderbeut, Archange Bintsouka është shprehur mjaft i lumtur për këtë sukses.

Dopieta ndaj korçarëve e shpalli “lojtarin e ndeshjes”, me sulmuesin që shtoi se përshtatet me stilin që kërkon tekniku.

“Fillimisht jam shumë i lumtur për fitoren dhe falenderoj shumë ekipin. Me Mba ndihem shumë i qetë dhe komod në lojën me të. Nuk ka rëndësi skema që përdorim, e rëndësishme është që i adaptohemi asaj skeme dhe jemi gati për ndeshje. Jam një sulmues, nuk ka rëndësi se si luan ekipi. Jam komod dhe në shërbim të skuadrës” tha Bintsouka.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page