I shënoi tripletë Skënderbeut, shpallet “Lojtari i ndeshjes”/ Balaj: Duhet ta thaj topin që ta firmos!
- Korca Boom
- Jan 19
- 2 min read
Bekim Balaj është me plot meritë “Lojtari i Ndeshjes” pas hat-trick në Korçë. Sulmuesi shkëlqeu ndaj Skënderbeut me 3 gola plus një të anulluar. Bomberi realizoi të parin 3-golësh me fanelën e Vllaznisë, që është stimulimi më i madh për të. Sipas fjalëve të lojtarit, më shumë rëndësi ka trofeu me shkodranët sesa “Topi i Artë” apo “Këpuca e Artë” që janë çmime individuale.
“Duhet ta thaj pak topin që ta firmos, se për fat të keq ishte e lagur fusha. I lumtur për fitoren në radhë të parë. Më vjen mirë për fitoren dhe për këtë 3-golësh të parë me Vllazninë.
Kemi patur mungesa, vështirësi, por e kam kaluar dhe kthehemi tek fitorja e rezultatet e mira. Ne sulmuesit themi që na zvogëlohet porta shpesh.
Të mbaj veshur fanelën e Vllaznisë nuk ka stimul më të madh se ky. Të them të drejtën të shohim, nuk e di se kush është fituesi. Për mua si lojtar është e rëndësishme trofetë që do të fitoj me Vllazninë. Kam fituar ‘Këpucën e Artë’, nuk e di tani për ‘Topin e Artë’. Çdo gjë vjen për meritë të skuadrës”,- u shpreh Balaj.
Bekim Balaj fully deserves the “Player of the Match” title after his hat-trick in Korça. The striker excelled against Skënderbeu with 3 goals, plus one that was disallowed. The bomber scored his first-ever hat-trick with the Vllaznia shirt, which is the greatest motivation for him. According to the player, winning a trophy with Vllaznia is more important than individual awards like the “Golden Ball” or “Golden Boot.”
“I need to dry the ball a bit so I can sign it, because unfortunately, the field was wet. I’m happy for the first win. I’m pleased with the victory and with this first-ever hat-trick with Vllaznia.”
“KORÇA BOOM”