Iftar i Veçantë në IEVP Korçë– Myftinia e Korçës organizoi Darkën e Solidaritetit për Agjëruesit
- Korca Boom
- Mar 28
- 1 min read
Mbrëmjen e djeshme, Myftinia e Korçës së bashku me IEVP Korçw organizoi një iftar të veçantë në ambientet e IEVP Korçë, duke sjellë një moment reflektimi, bashkimi dhe shprese për të gjithë ata që e kalojnë muajin e shenjtë të Ramazanit brenda këtyre mureve.
Në këtë organizim të mbushur me frymën e solidaritetit, të pranishëm ishin përfaqësues të Myftinisë së Korçës,imami Elvis Hymeraj / Myftinia Korçë drejtues të institucionit penal, si dhe të dënuarit agjërues, të cilët patën mundësinë të ndajnë një vakt të begatë dhe të ndiejnë atmosferën e Ramazanit edhe larg familjeve të tyre.
Në fjalën e tij, imami i myftinisë theksoi rëndësinë e mëshirës, faljes dhe përkushtimit shpirtëror gjatë këtij muaji të bekuar, duke i inkurajuar të pranishmit që ta shohin këtë periudhë si një mundësi për reflektim dhe përmirësim të vetes. Ai falenderoi gjithashtu institucionet përgjegjëse për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e kësaj darke, e cila u prit me shumë mirënjohje nga të burgosurit.
Ky iftar nuk ishte vetëm një vakt ushqimor, por një mesazh për vlerat e humanizmit, tolerancës dhe afrimit të zemrave përmes besimit dhe vëllazërisë. Myftinia Korçë vazhdon traditën e saj të përhapjes së mesazhit të paqes dhe shpresës, duke përfshirë edhe ata që ndodhen në kushte të vështira, me dëshirën që Ramazani të jetë një dritë për çdo zemër që kërkon rrugën e mirësisë dhe pendesës.
“KORÇA BOOM”


