Iku Rashica, por ja më të shtrenjtët e Skënderbeut që vlejnë së bashku 1 milion euro!
- Korca Boom
- Mar 20
- 1 min read
Skënderbeu sot sipas transfermarkt mes largimeve të shumta dhe afrimeve pot ë shumta, vlen 3.83 milion euro, një shifër e kënaqshme edhe për atë se ka pasur largime të disa lojatrëve me peshë siç ishte edhe rasti i Ermir Rashicës që vlente 500 mijë euro.
Gjithsesi mes afrimeve cilësore që ka bërë skuadra në merkaton dimërore, si rallë herë, duhet thënë se tashmë nuk ka një lider në skuadër, ose e thënë ndryshe një lojtar që vlen shumë më shumë se të tjerët.
Sot po sjellim katër lojtarët që janë më të shtrenjtët e Skënderbeut dhe janë katër, sepse kanë një vlerë sipas tansfermarkt.
Marko Alia, Dejvid Janaqi, futbollisti që ka ardhur ne merkaton dimërore, Salen Nasr dhe Juri Merlim, janë lojtarë që kanë një vlerë të njëjtë, secili prej 250 mijë eurosh dhe vlejnë në total 1 milion euro.
Më pas sipas radhës, janë Ardit Nikaj, Paulo Estrela, Albi Doka, Luko Vaskez dhe Randi Dumfor, të gjithë këta me nga 200 mijë euro. Ndërkohë që me 150 mijë euro janë shumë lojtarë të tjerë, si, Elvis Prençi, Luquinas, Kosta Vangjeli, Marko Ramos, Bismark dhe Ergi Zenullari.
Kjo pak a shumë është redntija e vlerës për lojtarët e Skënderbeut, ndërkohë që sigurisht që kjo vlerë do të rritet edhe më shumë në vazhdim pë rata që do të spikasin edhe më shumë, siç është rasti i Saleh Nasr që erdhi te Skënderbeu në merkaton dimërore dhe po shkëlqen me fanelën bardhekuqe.
Marko Alia 250 mijë euro
Dejvid Janaqi 250 mijë euro
Saleh Nasr 250 mijë euro
Juri Merlim 250 mijë euro
“KORÇA BOOM”
