top of page

Ilir Daja: Skënderbeu i fundit, por s’jemi favoritë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 31
  • 2 min read

Dinamo do të përballet këtë të shtunë me Skënderbeun, për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 23 të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nis në orën 16:30. Në prag të këtij dueli, ka folur para mediave trajneri dinamovit, Ilir Daja.

Ky i fundit tregon se edhe pse Skënderbeu është në fundin e tabelës, kjo nuk e favorizon aspak skuadrën e tij. Ndërkohë që tekniku Daja ka folur edhe për mungesat dhe merkaton e klubit të Dinamos.

“Java e fundit e kampionatit, pavarësisht se ndesheshin mes tyre skuadra me diferencë pikësh dhe në pozicione të ndryshme, solli rezultate ndryshe nga ato që priteshin. Skënderbeu mbyll renditjen, por kjo nuk është në favor të Dinamos. Fakt është se nuk ka shumë diferenca në futbollin tonë.

Nëse një ndeshje e merr me nënvlerësim, humbet po aq sa mund të marrësh kur je në nivelin maksimal. Çdo ndeshje vlen 3 pikë dhe nuk besoj se do të kemi asnjë shenjë euforie apo nënvlerësimi ndaj Skënderbeut, edhe pse mbyll tabelën e klasifikimit.

Dinamo ka bërë mirë deri tani, jemi në pjesën e 4 skuadrave që janë shkëputur pak, por në lojë janë edhe shumë pikë. Nuk e shohim ndeshjen, nëse kundërshtari është i fortë, apo i dobët. Gjërat merren hap pas hapi dhe llogaritë do të bëhen në fund, sepse ka edhe shumë pikë.

Nuk është vetëm një fjali që përdoret rëndom nga trajnerët, por është një përiudhë me viruese e dëmtime. Ashtu si ne janë të gjithë ekipet e tjera dhe nuk dihet se çfarë ndodh në dinamikë gjatë zhvillimit të kampionatit.

Kemi mungesa edhe me Skënderbeun, por ky nuk është aspak justifikim. Djemtë janë me këmbë në tokë dhe e kemi marrë seriozisht këtë ndeshje, si gjithë të tjerat. Lojtarët e dinë se ndeshjet nuk fitohen në letër, por duke dhënë maksimumin në fushë.

Merkato? Të shohim deri në orën 12:00, nëse do të kemi ndonjë lajm të mirë, ndonjë dhuratë nga klubi për të forcuar ekipin. Më tej mund të shohim ndonjë lojtar pa kontratë, që mund të federohet”, është shprehur Ilir Daja.

Dinamo will face Skënderbeu this Saturday in a match valid for the 23rd round of the Superiore League. The game will take place at the “Elbasan Arena” stadium, starting at 16:30. Ahead of this duel, Dinamo’s coach, Ilir Daja, spoke to the media.

Daja revealed that even though Skënderbeu is at the bottom of the table, this does not favor his team at all. The coach also commented on the team’s injuries and the club’s transfer market activities.

“The last round of the championship, even though the teams had a difference in points and were in different positions, brought results that were different from what was expected. Skënderbeu is at the bottom of the standings, but this is not in Dinamo’s favor. The fact is that there are not many differences in our football.

If you approach a match with underestimation, you lose just as much as you could win if you’re at your best level. Every match is worth 3 points, and I don’t believe there will be any sign of euphoria or underestimation towards Skënderbeu, even though they are at the bottom of the table.”

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page