Investimi në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, Dervishaj: FSHF synon të rrisë numrin e fushave për të rinjtë
- Korca Boom
- Feb 8
- 2 min read
Është inauguruar sot investimi më i fundit i FSHF-së në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, një projekt që synon të krijojë kushte më të mira për përgatitjen e futbollistëve të rinj.
Në këtë event, që u zhvillua para ndeshjes Skënderbeu U15 – Shënkolli U15, morën pjesë Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Kombëtares, Jani Kaçi, dhe Kryetari i SHRF Korçë, Ilirjan Përmeti.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, tha se synimi i FSHF-së është të rrisë sa më shumë numrin e fushave sportive, në mënyrë që të rinjtë të stërviten në kushte sa më të mira.
“Synimi i Federatës së Futbollit është të rrisim sa më shumë numrin e fushave ku do të stërviten të rinjtë. Pa fusha të mira, ne nuk mund të kërkojmë cilësi. Do të vazhdojmë në bashkëpunim me Qeverinë dhe Bashkitë për të rritur numrin e fushave. Synimi i Federatës së Futbollit është që në vitin 2030 të dyfishojmë apo trefishojmë sasinë e fushave stërvitore ku mund të luajnë fëmijët tanë”, – tha Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj.
Ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Kombëtares, Jani Kaçi, vlerësoi Federatën e Futbollit për krijimin e ambienteve moderne sportive.
“Sot këta djem janë të nderuar dhe të respektuar. Duhet t’i jenë mirënjohës Federatës së Futbollit që ka investuar në krijimin e ambienteve moderne sportive. Falënderoj FSHF-në”, – tha Jani Kaçi.
Ky impiant në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, do të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për klubet dhe akademitë e futbollit në zonë, duke u ofruar futbollistëve kushte më të mira për stërvitje.
The latest investment of the Albanian Football Federation (FSHF) in the annex of the “Skënderbeu” stadium in Korçë was inaugurated today, a project aimed at creating better conditions for the training of young footballers.
This event, which took place before the match between Skënderbeu U15 and Shënkolli U15, was attended by FSHF Vice President Arben Dervishaj, former Skënderbeu and National Team footballer Jani Kaçi, and the President of the Korçë Regional Football Association, Ilirjan Përmeti.
In his opening speech, FSHF Vice President Arben Dervishaj stated that the federation’s goal is to increase the number of sports fields so that young players can train in the best possible conditions.
“The goal of the Football Federation is to increase the number of fields where young players can train. Without good fields, we cannot expect quality. We will continue working in collaboration with the Government and Municipalities to expand the number of fields. Our objective is to double or triple the number of training grounds where our children can play by 2030,” said FSHF Vice President Arben Dervishaj.
Former Skënderbeu and National Team footballer Jani Kaçi praised the Football Federation for creating modern sports facilities.
“Today, these young players are honored and respected. They should be grateful to the Football Federation for investing in the creation of modern sports environments. I thank the FSHF,” said Jani Kaçi.
This facility in the annex of the “Skënderbeu” stadium will serve as an important space for clubs and football academies in the area, providing footballers with better training conditions.
“KORÇA BOOM”