Ish-trajneri i liqenorëve, Samuel Nikaj firmos për ekipin e…
- Korca Boom
- Jan 28
- 1 min read
Samuel Nikaj, shkodrani që për dy vjet drejtoi ekipin e Pogradecit dhe në fund të fazës së parë u largua nga ky ekip, ka nënshkruar për ekipin e ri.
Bëhet fjalë për ekipin FC Prizreni, një klub që militon në kategorinë e dytë në Kosovë. Nikaj kishte deklaruar se do të kishte një periudhë pushimi pasi kishte nevojë për të, por duket se ai nuk mundi të qëndronte larg futbollit dhe nisi kështu aventurën e tij të re.
Ai është një trajner që edhe vetë ka pohuar se i pëlqejnë sfidat e vështira dhe, njëkohësisht, është nga ata trajnerë që lufton fort me çdo ekip që ka drejtuar për ta ngjitur atë në një kategori më lart. Kështu, duket se kërkon të arrijë të njëjtën gjë edhe me ekipin e ri.
This refers to FC Prizren, a team that competes in the second division of Kosovo. Nikaj had declared that he would take a break, as he needed it, but it seems that he couldn’t stay away from football and has now started a new adventure.
He is a coach who has also mentioned that he enjoys difficult challenges, and at the same time, he is one of those coaches who fights hard with every team he has managed to help them move up a division. It seems he aims to achieve the same with his new team.
“KORÇA BOOM”


















