top of page

“Ishte një fitore e merituar”, Gjoka pas fitores së Skënderbeut: Është e rëndë të jesh në këtë renditje

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 22
  • 2 min read

Egnatia u mposht ndaj Skënderbeut me shifrat 1-0 në javën e 26-të të Superiores. Trajneri i korçarëve Ernest Gjoka doli në deklaratë për shtyp pas ndeshjes.

“Ishte një fitore e merituar, futbollistët dhanë gjithçka dhe e interpretuan lojën në mënyrë perfekte. Kur lojtarët shikojnë në çfarë vendi janë kanë një presion psikologjik. Kundërshtari sakrifikoi pak duke futur tre sulmues.

Nikaj kishte kohë të gjatë që nuk aktivizohej, edhe pse sot shënoi akoma nuk është ai lojtar që ne njohim shumë mirë. Kishim dhe një tjetër moment që duhej t’i jepnim kohë Naserit, sot i dhamë mundësinë që në fillim. Çdo lojtar do kohën e tij kur kthehet nga dëmtimi. Që në ardhjen time këtu, unë personalisht nuk mendoj se skuadra e Skënderbeut me cilësinë që ka duhet të ishte këtu, është shumë e rëndë psikologjikisht.”, tha Gjoka.

Egnatia was defeated by Skënderbeu with a score of 1-0 in the 26th round of the Superiore. The coach of the Korça team, Ernest Gjoka, gave a press statement after the match.

“It was a well-deserved victory; the players gave their all and interpreted the game perfectly. When players see their position in the standings, they feel psychological pressure. The opponent took some risks by introducing three forwards.

Nikaj had not played for a long time, and although he scored today, he is still not the player we know very well. We also had another situation where we needed to give Naseri some time; today, we gave him the opportunity from the start. Every player needs time to recover after an injury.

Since my arrival here, I personally believe that with the quality Skënderbeu has, this team should not be in this position. The psychological burden is very heavy,” said Gjoka.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page