top of page

Ivan Gvozdenoviç: Fitorja i takon më të mirit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 29, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/456482787_902334301912308_6863022091177247395_n.jpg

Skuadra korçare pret ekipin e Partizanit në fushën e vet, një ndeshje ku përplasen dy ekipe që realisht janë në këto vitet e fundit konkurrete të denja.

Sipas trajnerit Ivan Gvozdenoviç në lidhje me pyetjen se cila skuadër fiton, ai përgjigjet: “Do të fitojë ai ekip që është më i miri në fushë. Jemi ne pak favoritë pasi luajmë në fushën tonë, por realisht pres një ndeshje shumë të fortë.”

Korçarët vijnë në këtë ndeshje me shumë mungesa. Trajneri Ivan Gvozdenoviç ne lidhje me mungesat deklaron: “Kam shumë besim tek lojtarët e tjerë, kam besim se ata do të japin maksimumin në fushën e lojës. Kemi respekt për Partizanin, por ne jemi Skënderbeu dhe dimë të zgjidhim mirë situata të tilla.”

Më tej Gvozdenoviç nuk ka asgjë për të shtuar për formacionin të cilin nuk e ka bërë ende publik dhe sipas tij: “Do të vendosim më vonë me stafin se si do të veprojmë dhe cilët do të jenë ata që do t’u besohet fanela si titullarë.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page