Ja çfarë ka qenë e veçantë pas ndeshjes me Laçin...
- Korca Boom
- Apr 7, 2025
- 1 min read
Fundi i ndeshjes kundër ekipit të Laçit ka qenë shumë emocionues, me shumë ngarkesë për të dy ekipet. Një Skënderbe që kërkonte të mbronte pikët dhe një Laç që shpresonte të paktën për një pikë.
Por në fund të ndeshjes, si rrallë herë, është parë që ekipi i Skënderbeut ka vrapuar me shpejtësi drejt dhomave të zhveshjes, dhe kjo për shkak se ishte shumë ftohtë. Pothuajse gjatë gjithë ndeshjes ka rënë shi dhe ka fryrë erë shumë e ftohtë, kështu që futbollistët mezi kanë pritur të mbaronte kjo ndeshje.
Madje, futbollistët korçarë kanë ndierë ftohtin edhe në momentin që janë ngjitur në autobus dhe kanë kërkuar që sa më shpejt shoferi të niste kondicionerët, që të ndienin pak ngrohtë.
“KORÇA BOOM”



















