Ja çfarë nuk po mundet të ndryshojë tek Skënderbeu, Ernest Gjoka…
- Korca Boom
- Feb 4
- 2 min read
Skuadra korçare po bën një ecje të mirë duke parë atë që ka treguar në dy javët e fundit. Shpesh, trajneri Ernest Gjoka ka nxjerrë në pah ato mangësi që ka vërejtur tek të tijtë. Fillimisht, ai pati deklaruar se ka një gjendje të rënduar psikologjike dhe kjo ka ndikuar në rezultatet që korçarët kanë arritur në fazat e kaluara.
Por tani duket se ky moment është kaluar dhe tani dalin në pah disa aspekte që Gjoka i ka deklaruar pas ndeshjes me Dinamon. Kështu, ai së pari thotë: “Kemi pësuar gol për mungesë përqëndrimi”. Në fakt, shpeshherë, ashtu si edhe ish-trajneri Gvozdenoviç, deklarohej se bëheshin gabime individuale dhe mungonte përqëndrimi.
Por Gjoka, së dyti, evidenton edhe një fakt tjetër: “Balancat na kanë munguar shpeshherë dhe kjo është e vështirë të rikuperohet menjëherë”. Pra, qartë dhe dukshëm, edhe vetë Gjoka ka filluar ta studiojë në thellësi ekipin dhe të ketë të qartë edhe pikat ku do të përqendrohet në vazhdimësi. Ai deklaron hapur dhe e sheh si të vetmen rrugë të shpëtimit të këtij ekipi: “Në çdo ndeshje ne duhet të hyjmë dhe të marim tre pikë”.
Është një situatë që kërkon përmirësim të menjëhershëm, duke e bërë ekipin më të ndërgjegjshëm për sa punë ka përpara, duke eleminuar edhe gabimet që Gjoka, me shumë të drejtë, ka konstatuar tek ky ekip.
However, it now seems that this moment has passed, and some aspects that Gjoka pointed out after the match against Dinamo are becoming clearer. First, he said: “We conceded a goal due to a lack of concentration.” In fact, just like former coach Gvozdenovic, it was often pointed out that individual mistakes were made and concentration was lacking.
Secondly, Gjoka also highlighted another fact: “We have often lacked balance, and this is difficult to recover from immediately.” Clearly, Gjoka has started to study the team in depth and has become more aware of the key areas that need focus moving forward. He openly declares and sees it as the only way to save this team: “In every match, we need to enter and take three points.”
This is a situation that requires immediate improvement, making the team more aware of the hard work ahead, while eliminating the mistakes that Gjoka, rightly, has pointed out within the squad.
“KORÇA BOOM”