top of page

Ja cilët futbollistë i shtohen Skënderbeut në ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 2, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/premci-foto-3.jpg

Jo pak, por gjashtë mungesa kanë qenë tek Skënderbeu në ndeshjen kundër Partizanit. Tani, në këtë javë duket se rikthehet një qetësi, kjo për atë se do të jenë të gatshëm tre futbollistë. Kështu në mbrojtje riktheht Prençi, ai që i jep siguri mbrojtes korçare.

Ndërkohë që në mesfushë do të jetë për këtë ndeshje Janaqi, një futbollist që ka treguar se e bën mirë detyrën e vet në këtë repart, për vetë forcën dhe lëvizshmërinë në çdo sektor të fushës. Të dy futbollistët, si Prençi ashtu edhe Janaqi vijnë pasi kanë mbyllur edhe pezullimin.

Në repartin e sulmit vjen Balaj dhe do t’i shtohet dyshes Tayo dhe Rashica, kështu në çdo repart kemi nga një futbollist më shumë.      

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page