Ja kur Ermir Rashica do t’i thotë “lamtumirë” Skënderbeut
- Korca Boom
- Jan 23
- 1 min read
Sulmuesi i korçarëve, Ermir Rashica, ka tërhequr shumë vëmendje gjatë kohës së tij si pjesë e ekipit, si në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj. Ai shihej si një pikë e fortë për vijën sulmuese dhe pritej që të ishte ai që do të bënte diferencën.
Megjithatë, tani po përballemi me faktin e kryer që ai do të largohet nga ekipi i Skënderbeut. Ajo që tërheq vëmendjen është se deri kur do të veshë fanelën e korçarëve. Ka pasur shumë dilema rreth kësaj, sidomos për faktin që Rashica ka munguar katër ditë në stërvitje dhe vetëm ditën e sotme ai është bashkuar me grupin dhe ka zhvilluar stërvitjen.
Nga informacionet që janë marrë nga burime të sigurta, duket se ai do të qëndrojë te Skënderbeu edhe për pesë ndeshje të mbetura dhe më pas do të largohet, pra deri në fund të muajit shkurt. Edhe më herët ishte deklaruar se do të ishte pjesë e ekipit gjatë gjithë fazës së tretë të këtij sezoni dhe ka mundësi të madhe që kjo të ndodhë. Megjithatë, deri në momentin e fundit me korçarët, Rashica duhet të tregojë se sa vlerë ka për ekipin.
According to reliable sources, it seems that he will stay with Skënderbeu for the next five matches and then leave, meaning by the end of February. It was previously stated that he would be part of the team for the entire third phase of this season, and there is a high possibility that this will happen. However, until the very last moment with the Korça team, Rashica must show his value and contribute to the team’s success.
“KORÇA BOOM”