Ja kush do të gjykojë sot përballjen Skënderbeu-Tirana!
- Korca Boom
- Apr 12
- 1 min read
Sfida për mbijetesë mes Skënderbeut dhe Tiranës do të gjykohet nga Enea Jorgji, kryesori i këtij takimi, me ndihmësit e tij Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Në sistemin VAR do të jenë Olsid Ferataj dhe asistenti i tij, Silvio Dyrmishi.
Pas publikimit të këtyre emrave, priten edhe diskutimet e zakonshme, a do të kemi Enea Jorgjin e viteve të kaluara, apo sot do të shohim një gjykim profesional dhe të paanshëm?
Korçarët kanë të drejtë të kenë gjykimet, madje ndoshta edhe paragjykimet e tyre për këtë gjyqtar. Por ndoshta ka ardhur momenti që edhe ai vetë të reflektojë dhe t’ia lërë të shkuarës ato çfarë kanë ndodhur më parë.
“KORÇA BOOM”
