Ja si do të jetë moti sot në këtë të dielë 9 shkurt 2025!
- Korca Boom
- Feb 9
- 1 min read
Për ditën e dielë vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.
Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas here vranësira të shpeshta megjithatë mundësia për reshje është thuasje zero; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të tyre duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
On Sunday, our country will be dominated by clear and relatively cold weather due to the northeastern air masses that have penetrated the Balkans.
An exception will be the mountainous areas along the eastern stretch, which, in addition to clear skies, will occasionally experience frequent cloud cover. However, the chance of precipitation is nearly zero. This atmospheric stability will continue throughout the night.
Air temperatures will decrease, ranging from a minimum of -5°C recorded in the city of Peshkopi to a maximum of 16°C expected in the city of Fier.
The wind will blow lightly to moderately both on land and at sea, reaching speeds of over 30 km/h from the northeast direction, creating a sea wave height of 2 on the Beaufort scale along the coastal areas.
“KORÇA BOOM”