top of page

Ja si e kanë filluar ditën korçarët para ndeshjes së orës 18:00 ndaj Vllaznisë!

  • Mar 15, 2025
  • 1 min read

Ekipi i Skënderbeut është akomoduar në Durrës, atje ku sot pas drekës do të jenë në udhëtim në drejtim të Shkodrës, atje ku i pret ekipi i Vllaznisë në orën 18:00. Një takim që ka një interes shumë të madh për ekipin e korçarëve, të cilët duan mbijetesën.

Duke parë këtë ngarkesë në këto momente, edhe presidenti Ardian Takaj ka hyrë në lojë së bashku me stafin e tij të ngushtë, dhe kjo lidhet me faktin se po qëndron shumë pranë ekipit të tij.

Për ta vërtetuar këtë është edhe fakti që Takaj ka ndjekur çdo stërvitje të futbollistëve, por sot në orët e para të mëngjesit ai ka konsumuar një kafe me të gjithë së bashku dhe madje ka zhvilluar një bisedë duke iu kërkuar futbollistëve që të jenë në maksimumin e tyre dhe të japin gjithçka nga vetja për këtë takim, duke menduar se do ia dalin edhe pse është një ndeshje shumë e vështirë.

Në këto kushte, edhe vetë futbollistët ndihen pak më të lehtësuar nga ana psikologjike dhe duhet të largojnë çdo lloj ngarkese, pasi kështu mund të dalin më të qartë në lojën e tyre.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page