top of page

Ja si e zgjidhi Partizani “çështjen” Rashica

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 31, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/2-81.jpg

Në qoftë se ka një futbollist që i jep skuadrës korçare besimin tek fitorja, është Ermir Rashica, i cili jo vetëm me lojën e tij, por edhe me golat e shënuar është bërë një futbollist që duhet ta mundësh në fushën e lojës dhe për të duhet shumë energji.

Duket se dhe trajneri i Partizanit e dinte këtë fakt dhe gjatë gjithë lojës është munduar dhe e ka arritur ta bëjë të mundur izolimin e Rashicës. Po të ndiqje me vëmendje lojën, ishte mbrojtësi Janjeva që e priste në çdo moment Rashicën duke mos u larguar nga mbrojtja.

Por ai nuk ishte i vetëm. Kjo pasi në çdo moment ai kishte mbështjen e Buxhalajt dhe Ismailit të cilët formonin një mur që Rashica e pati të vështirë ta kalonte, por që këtu nuk kanë përfituar sulmuesit e tjerë, Çuçka dhe Tayo.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page