Java e 11-të e kampionatit të vajzave luhet këtë fundjavë, spikat sfida Gramshi – Tirana
- Korca Boom
- Feb 28
- 2 min read
Pas shkëputjes së imponuar nga ndeshjet e ekipit kombëtar në Nations League, rikthehet këtë fundjavë kampionati i futbollit të vajzave në Shqipëri. Ndeshjet e javës së 11-të do të luhen të ndara në dy ditë, të shtunën dhe të dielën.
Tri prej ndeshjeve do të zhvillohen ditën e shtunë, ndërsa dy të tjerat ditën e diel. Teuta do të presë Apoloninë në Durrës, në orën 12:00, ndërsa në të njëjtën orë do të zhvillohet edhe sfida Egnatia – Laçi. Sakaq, në orën 15:00 do të luhet ndeshja tjetër e javës, Kinostudio – Vllaznia.
Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera, gjithashtu në orën 12:00. Gramshi do të përballet me Tiranën në një sfidë mjaft emocionuese, ndërsa Lushnja do të presë në shtëpi ekipin e Partizanit.
Java e 11-të e kampionatit të futbollit të vajzave
Teuta – Apolonia, 1 mars, ora 12:00
Egnatia – Laçi, 1 mars, ora 12:00
Kinostudio – Vllaznia, 1 mars, ora 15:00
Gramshi – Tirana, 2 mars, ora 12:00
Lushnja – Partizani, 2 mars, ora 12:00
After a break due to the national team’s matches in the Nations League, the Albanian women’s football championship returns this weekend. The matches of the 11th round will be played over two days, on Saturday and Sunday.
Three of the matches will take place on Saturday, while the remaining two will be played on Sunday. Teuta will host Apolonia in Durrës at 12:00, while at the same time, Egnatia will face Laçi. Meanwhile, at 15:00, another match of the round, Kinostudio – Vllaznia, will be played.
On Sunday, the remaining two matches will also be played at 12:00. Gramshi will face Tirana in an exciting encounter, while Lushnja will host Partizani at home.
“KORÇA BOOM”