top of page

JAVA e 12-të vjen shpejt/ Ja kur luhet Vllaznia-Skënderbeu dhe 5 ndeshjet e kësaj jave!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 31, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/465030715_953838600117816_1098294718306869734_n.jpg

Menjëherë pas javës së 11-të Skënderbeu dhe të gjitha ekipet e tjera të superligës duhet të mendojnë menjëherë për ndeshjen e radhës. Kjo pasi java e 12-të luhet këtë fundjavë dhe sipas kalendarit zyrtar luhet në dy ditë, të dielën e 3 nëntorit dhe të hënën e 4 nëntorit.

3 takime luhen ditën e diel, mes tyre luan edhe Skënderbeu.

Në këtë mënyrë dy ndeshjet e para të kësaj jave që luhen në orën 14:00 të së dielës, janë në Elbasan dhe në Rrogozhinë. Elbasani-Dinamo dhe Egnatia-Tirana janë dy përballjet e mesditës për t’ia lënë radhën ndeshjes së orës 17:00. Në atë orë në Shkodër luhet Vllaznia-Skënderbeu.

Më pas në ditën e dytë, të hënën, do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj jave, teksa në orën 14:00 do të kemi përballjen e dy vendeve të fundit, Bylis-Laçi dhe në mbrëmje në kryeqytet në orën 18:00 Partizani do të presë Teutën.

Më poshtë sjellim edhe kalendarin e javës së dytë, me ditët dhe oraret e javës së 12-të.

JAVA E 12-të E SUPERLIGËS

TË DIELËN 3 NËNTOR 2024 

ORA 14:00 ELBASANI-DINAMO

ORA 14:00 EGNATIA-TIRANA

ORA 17:00 VLLAZNIA-SKËNDERBEU

TË HËNËN 4 NËNTOR 2024 

ORA 14:00 BYLIS-LAÇI

ORA 18:00 PARTIZANI-TEUTA

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page