top of page

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” do të luhet ndarë në tre ditë. Kampionati rikthehet në janar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 19, 2024
  • 2 min read

Do të luhet e ndarë në tre ditë java e 19-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, duke nisur të premten me sfidat Skënderbeu – AF Elbasani dhe Partizani – Vllaznia e do të mbyllet të dielën me ndeshjen Teuta – Bylis.

Takimi Skënderbeu – AF Elbasani do të jetë sfida hapëse e kësaj jave, që do të luhet nesër në Korçë në ora 16:30. Ndeshja Partizani – Vllaznia do të luhet në stadiumin “Arena e Demave” në ora 19:00.

Sakaq, të shtunën janë programuar dy ndeshjet e tjera. Laçi do të presë Tiranën në shtëpi, me ndeshjen që do të luhet në ora 13:30. Sfida tjetër mes Dinamo City – Egnatia do të zhvillohet në ora 16:30.

Sfida përmbyllëse e javës është ajo mes Teuta – Bylis, që do të luhet në “Niko Dovana” në ora 16:30.

Java e 19-të është e fundit për vitin 2024, teksa kampionati do të rikthehet sërish në janar të vitit 2025. Sfida e fundit e vitit do të jetë ndeshja e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, Egnatia – Kukësi që do të luhet më 26 dhjetor, ora 19:00 në stadiumin“Arena Kombëtare”.

Java e 19-të e kampionatit Abissnet Superiore:

Skënderbeu – Elbasani, 20 dhjetor, ora 16:30

Partizani – Vllaznia, 20 dhjetor, ora 19:00

Laçi – Tirana, 21 dhjetor, ora 13:30

Dinamo City – Egnatia, 21 dhjetor, ora 16:30

Teuta – Bylis, 22 dhjetor, ora 16:30

The 19th week of the “Abissnet Superiore” championship will be played over three days, starting on Friday with the matches Skënderbeu – AF Elbasani and Partizani – Vllaznia, and concluding on Sunday with the game Teuta – Bylis.

The Skënderbeu – AF Elbasani match will open this week’s fixtures, taking place tomorrow in Korçë at 16:30. The Partizani – Vllaznia game will be held at the “Arena e Demave” stadium at 19:00.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page