top of page

JAVA e 21-të e ndarë në 2 ditë/ Ja ndeshjet dhe kur luhet Skënderbeu-Vllaznia

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 16
  • 2 min read

Ndërkohë që ndeshjet e 1/8 të Kupës së Shqipërisë u sfumuan ditën e djehsme java pasardhëse e “Abissnet Superiore” pra e 21-ta do të luhet këtë fundjavë, teksa edhe këtë herë do të luhet e ndarë në dy ditë. Sfida tepër interesante priten të luhen këtë fundjavë, ku të shtunën dhe të dielën e 18-19 janarit do të luhen të 5-së çiftet e kësaj jave.

Në këtë mënyrë të shtunën ndeshja që do të hapë javën do të jetë ajo në Laç, ku vendasit do të presin Bylisin takim që do të startojë në orën 13:30. Dita e parë do të mbyllet me ndeshjen e dytë të orës 16:30, ku Tirana do të presë Egnatian dhe këto janë dy ndeshjet e ditës së parë të javës së 21-të.

Më pas e diela e 19-të janarit do të jetë dita e tre ndeshjeve përmbyllëse dhe do të jenë dy ndeshje që do të luhen në të njëjtën orë 16:30. Skënderbeu do të presë në Korçë Vllazninë dhe ndeshja tjetër do të jetë e Durrësit, mes Teutës dhe Partizanit. Java do të mbyllet me ndeshjen e mbrëmjes së asaj ditë, Dinamo-Elbasani.

Më poshtë sjellim ditët dhe oraret e javës së 21-të:

18.01.2025

Ora 13:30 Laçi-Bylis

Ora 16:30 Tirana-Egnatia

19.01.2025

Ora 16:30 Skënderbeu-Vllaznia

Ora 16:30 Teuta-Partizani

Ora 19:30 Dinamo-Elbasani

Meanwhile, as the Round of 16 matches of the Albanian Cup were overshadowed yesterday, the upcoming round of the “Abissnet Superiore,” specifically the 21st round, will take place this weekend. Once again, this round will be played over two days. Highly interesting matches are expected this weekend, with all five matchups of the round being played on Saturday and Sunday, January 18-19.

In this context, the round will kick off on Saturday with the match in Laç, where the home team will host Bylis in a game starting at 13:30. The first day will conclude with the second match at 16:30, where Tirana will host Egnatia. These are the two matches of the first day of the 21st round.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page